Zogaj: Do të bëjmë një analizë të degëve para zgjedhjeve lokale

Aktuale

Zogaj: Do të bëjmë një analizë të degëve para zgjedhjeve lokale

Më: 21 prill 2021 Në ora: 00:54
Lidhja Demokratike e Kosovës

Alban Zogaj, anëtar i Kryesisë së LDK-së, ka thënë se do të bëhet një analizë e degëve të partisë para zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

Zogaj ka thënë se LDK-ja qysh në maj pritet të fillojmë me një formë fushate, e që nënkupton edhe t’i kenë kandidatët për zgjedhjet komunale.

“Dje në kryesi është votuar edhe propozimi për të pasur një analizë të degëve. I kemi grupet punuese që do të analizojnë çdo degë, analizën e rezultateve, por mbarëvajtjes së punës dhe organizimit në degë. Këto grupe punuese do të kenë komunikim me secilën degë e nëndegë, në vazhdimësi gjatë kësaj kohe.

Të shohim si është mundësia më e mirë me u riorganizu për zgjedhjet lokale. Të shohim menjëherë në zgjedhjet lokale të tetorit, efektet e para të këtij riorganizimi. Mos të shihet aspekt negativ riorganizimi, pasi është vetëm për të mirën e përbashkët. Kryetari Abdixhiku po insiston që ne prej muajit maj të hymë në një formë në një fushatë. Të fillojmë të plasojmë platformën tonë. Kjo nënkupton t’i kemi kandidtët, të fillojnë me u përgatit, me i përgatit programet e veta, ta kenë idenë e qartë për zhvillim të komunave. Të hynë në garë të përgatitur”, ka thënë Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat