Opozita i kërkon Kurtit konsensus politik para takimeve me Vuçiqin në Bruksel

Aktuale

Opozita i kërkon Kurtit konsensus politik para takimeve me Vuçiqin në Bruksel

Më: 21 prill 2021 Në ora: 13:49
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet që javën e ardhshme të zhvilloj një takim me përfaqësues të Bashkimit Evropian, në Bruksel.

Ndonëse më herët ishte raportuar për një takim të mundshëm ndërmjet Kurtit dhe Vuçiq, kjo u mohua nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Por cilat janë pritshmërit e opozitës, në një takim eventual mes tyre?

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri, thotë se kryeministri Kurti, duhet të prezantoj para qytetarëve platformën e Kosovës, me të cilën do të udhëheq dialogun.

Ndërsa, sa i përket asociacionit të komunave me shumicë serbe, ajo thotë se ky i fundit duhet të bazohet në Kushtetutën e vendit.

“Për një temë të tillë nuk mund të paragjykojmë çka do të ndodhë, por, natyrishtë kryeministri duhet të del para qytetarëve të Kosovës dhe të tregojë platformën, ani pse për LDK-në është e njohur kushtetuta e vendit dhe në bazë të saj duhet të shkojmë në bisedime, por Kurti mendoj që duhet të del para qytetarëve të tregoj se kjo është platforma e Kosovës. Sa i përket asociacionit nuk duhet ta bëjmë aq shumë temë sepse ajo temë është rrahur mjaftë sidomos te ne në Kosovës kemi pasur mjaft probleme rreth sajë, një vendim e ka dhënë Gjykata Kushtetuese dhe ne duhet të jemi të liruar nga ai presion, sa i përket asociacionit. Asociacioni mund të diskutohet sikurse e pranon kushtetuta e vendit tonë dhe sikurse asociacionin që e kemi në Kosovë të komunave”, thotë ajo.

Kurse, anëtari i kryesis së PDK-së, Bajrush Xhemaili, nuk sheh ndonjë rezultat nga takimi që kryeministri Kurti mund të realizojë me Vuçiq.

“ Tash realisht e sheh Kurti se sa vështirë është dialogu, jo ashtu siç e ka bërë gjithëherë jo është e katërta apo e treta, vet fakti që po takohet është që po i jep prioritet bisedimeve. S’mund të ketë rezultat sidomos në takimin e parë”, thotë ai.

Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se përpara se Kurti të shkoj në Bruksel, duhet të ketë konsensus politik.

“Mendoj që fillimisht duhet të kërkoj që të ketë një konsensus politik, po është obligative me kushtetutut që kryeministri me udhëheq dialogun, mirëpo pa e sjellur në kuvend platformën dhe parimet e dialogut nuk duhet të shkoj të bisedojë. Ne si Aleancë kemi thënë dhe e përsëritim asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet sipas verdiktit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sepse kur kjo marrëveshje është dërguar në gjykatën kushtetuese është gjetur se ka shkelje dhe plotë pika bien ndesh me kushtetutën e Kosovës dhe ne nuk guxojmë të lejojmë që asnjë marrëveshje të bie ndesh me kushtetutën e Kosovës”, thotë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat