Ministri Murati shpjegon se cilat kategori do të subvencionohen me mjetet e ndara

Aktuale

Ministri Murati shpjegon se cilat kategori do të subvencionohen me mjetet e ndara

Më: 21 prill 2021 Në ora: 17:39
Hekuran Murati

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se është marrë vendim që të ndahen 20 milionë euro subvencione.

Gjashtë milionë janë ndarë për operatorët ekonomik të cilët kanë qenë të prekur me masat e fundit kundër përhapjes së COVID-19.

“Përfituese do të jenë bizneset, qendrat tregtare, palestrat sportive… Ato do të subvencionohen në paga dhe në qira në vlerën 50 përqind”, është shprehur Murati.

“Përfitues do të jenë punëtorët me rastin e pagave kurse tek qiraja, qiramarrësit”.

Po ashtu subvencione do të ketë edhe për mjekët dhe policët si dhe kategoritë e skemave sociale dhe pensionale.

“Sektori shëndetësor është i mbingarkuar dhe bëhet fjalë për 150 euro shtesë për sektorin shëndetësor dhe 100 për stafin teknik ndihmës. Ndërkaq 100 euro shtesa shkojnë për sektorin e sigurisë. Kjo vlen për muajt prill dhe maj”.

“Skemat sociale do të subvencionohen me nga 30 përqind dhe do të ketë shtesa për pensionet deri në 100 euro. Këto shtesa mbulohen për tre muajt e ardhshëm: prill, maj dhe qershor”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat