Lajm i mirë për shtetasit e Shqipërisë që punojnë në Kosovë

Aktuale

Lajm i mirë për shtetasit e Shqipërisë që punojnë në Kosovë

Më: 21 prill 2021 Në ora: 19:30
Qeveria e Kosovës

Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, është miratuar vendimi për themelimin e grupit ndërministror për zbatimin e "Marrëveshjes për Mobilitet në Punë" mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Ky lajm i mirë vlen për shtetasit e Shqipërisë që punojnë në Kosovë, të cilët do të mund të punojnë në Kosovë pa pengesat burokratike të deritanishme.

Lajmin e ka bërë të ditur Elvis Hoxha, përmes një postimi në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Ministria e Brendshme e Kosovës po punon për një vendim me rëndësi të veçantë nga ana e Qeverisë Kurti 

Sot në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës të kryesuar nga Kryeministri z. Albin Kurti, me propozim të Ministrit të Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla, u miratua vendimi për themelimin e grupit ndërministror për zbatimin e "Marrëveshjes për Mobilitet në Punë" mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Do të punohet pra për heqjen e pengesave juridiko - administrative lidhur me lëshimin e lejeqëndrimeve të punës për shtetasit e Shqipërisë. Pra një shtetas i Shqipërisë do të mund të punojë në Kosovë pa pengesat burokratike të deritanishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat