Hykmete Bajrami i kundërpërgjigjet Hekuran Muratit, publikon faktet se si u ndan 60 milionë eurot

Aktuale

Hykmete Bajrami i kundërpërgjigjet Hekuran Muratit, publikon faktet se si u ndan 60 milionë eurot

Nga: P.R Më: 22 prill 2021 Në ora: 19:58
Hykmete Bajrami

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka publikuar listën e kompanive në Kosovë që përfituan nga Fondi i Rimëkëmbjes Ekonomike nga Qeveria Hoti.

E ndaj tij ka reaguar ish Ministrja e Financave në Qeverinë Hoti, Hykmete Bajrami.

“Minister, top 50 bizneset që ju keni publikuar janë përfitues të po atyre shumave POR ju keni mbetë borxh këtyre bizneseve dhe publikut të gjerë diçka tjetër: Publikoje sa kontribuojnë këto biznese në buxhetin e shtetit, bëje publike edhe atë tabelë!”, ka shkruar Hykmete Bajrami, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Pasi neglizhoj pensionistët dhe familjet në asistencë sociale, ministri Murati paska kthyer tytat kah punëdhënësit/tatim paguesit më të mëdhenjë të vendit

Ministri i Financave në mungesë të argumenteve për mos vazhdimin e shtesave pensionistëve dhe famijleve në asistencë sociale paska zgjedhë strategjinë e zhvendosjes së vëmendjes diku tjetër, duke publikuar një listë të pjesshmë të përfituesëve nga programi i rimëkëmbjes ekonomik të qeverisë së kaluar.

Minister, LDK bizneset nuk i sheh si armiq, as si konkurrentë. LDK i sheh bizneset si kontribuseit e vetëm të zhvillimit ekonomik, gjenerues të punësimit, burim i të hyrave të buxhetit dhe sektori në të cilin bazohet e ardhmja e këtij vendi.

Shpërndarja e 60 milion eurove vitin e kaluar, ka qënë masa më transparente, më efikase dhe e cila e ka ndihmuar shumë sektorin privat.

Sa për krahasim ju dje keni ndarë 6 milion euro për 8 mijë biznese të gastronomisë dhe të gjithë sektorëve tjerë që janë prekë nga mbyllja.

Minister, 60 milion euro janë ndarë për bizneset private, me kriterin për kokë të puntorit. Nga kjo masë kanë përfitu 206,852 punëtorë dhe 36,679 biznese. Në vitin 2021 kemi ndarë edhe 6.4 milion euro të tjera për 22,222 mijë të vetëpunësuar.

Këto të dhëna i ka BE, i kanë të gjithë, transparenca ka qënë e plotë. Kjo që publikuat sot nuk është asnjë risi për publikun, përkundrazi është kërcenim për sektorin privat, (shih reagimet e bizneseve).

LDK-së nuk i pengojnë bizneset e mëdha, ne gjithëmonë do të bëjmë përpjekje që seicili biznes i vogël të rritet dhe të punësoj aq sa punësojnë sot top 50 bizneset që i keni publikuar në llogarinë tuaj në fcb.

Minister, top 50 bizneset që ju keni publikuar janë përfitues të po atyre shumave POR ju keni mbetë borxh këtyre bizneseve dhe publikut të gjerë diçka tjetër: Publikoje sa kontribuojnë këto biznese në buxhetin e shtetit, bëje publike edhe atë tabelë!

Edhe një gjë nëse dëshiron me qënë transparent publikoj edhe 50 top përfituesit e masave të Pakos Fiskale Emergjente të qeverisë KURTI I.

Me këtë urrejtje që keni për sektorin privat është mirë të na tregoni si dhe ku do të realizoni punësimin e të gjithë të diplomuarëve, premtim ky yti i fushatë së fundit.

Shihni tabelat e shpërndarjes së mjeteve:

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat