Presidentja Osmani: Nuk pranojmë ide që prekin kufijtë e Kosovës

Aktuale

Presidentja Osmani: Nuk pranojmë ide që prekin kufijtë e Kosovës

Më: 23 prill 2021 Në ora: 13:13
Bujar Osmani dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se në këtë takim, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të të dy shteteve janë vlerësuar si të shkëlqyeshme.

Të dy palët kanë shprehur gatishmërinë që të thellohen edhe më tej, posaçërisht në sferën e ekonomisë dhe turizmit.

Ministri Osmani ka theksuar se Maqedonia e Veriut do të qëndrojë krah Kosovës në rrugën e saj europiane, duke shprehur mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në BE. Në këtë kontekst, ai ka kundërshtuar idetë për rivizatimit të kufijve, duke theksuar se Marrëveshja e Ohrit, pavarësia e Kosovës dhe perspektiva euroatlantike e rajonit janë treguar modele të suksesshme, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, presidentja Osmani ka ritheksuar se skenarë të tillë duhet ta parandalohen bashkërisht.

“Nuk pranojmë ide që prekin kufijtë tanë dhe e bëjnë Kosovën jofunksionale”.

Në takim, ndër të tjera është biseduar edhe situata me pandeminë COVID-19, në të dy shtetet.

Osmani ka thënë se në bashkërendim me Qeverinë po e bëjnë të pamundshmen që bashkë me partnerët ndërkombëtarë t`i sigurojnë vaksinat për qytetarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat