Kush ishte Ismet Rraci që u ekzekutua teksa po kthehej nga puna, ja kë e kishte akuzuar djali i tij

Aktuale

Kush ishte Ismet Rraci që u ekzekutua teksa po kthehej nga puna, ja kë e kishte akuzuar djali i tij

Më: 24 prill 2021 Në ora: 16:14
Ismet Rraci dhe Ibrahim Rugova

Ish-Kryetari i Klinës, Ismet Rraci u vra më 23 prill të vitit 2001.

Ismet Rraci, kryetar i degës së LDK-së njëherësh edhe kryetar i Komunës së Klinës, themelues i LDK-së, ishte vrarë pranë banesës së tij deri sa po vinte në punë nga persona që akoma mbesin të panjohur.

I biri i Ismetit, Astriti Rraci kishte thënë se në vrasjen e babait kishin dorë edhe elementë të krimit në Shërbimin Policor të Kosovës. Kishte kërkuar nga EULEX’i t’i rihapte hetimet. Veç kësaj, kishte treguar se se në një tubim zgjedhor të LDK’së në Klinë, në vitin 2000, në prani të policisë që mbante rendin, ishte hedhur një bombë, dhe për këtë nuk ishte arrestuar askush.

Pas vrasjes së Rracit kishte folur edhe Ibrahim Rugova, atëkohë, Kryetar i LDK’se dhe i Kosovës. Kishte thënë se vrasja e Rracit kishte lidhje me fitoren e LDK’së në zgjedhjet e vitit 2000 kur kishte mundur partitë tjera.

“Vrasja e Ismet Rracit është vrasja më e rëndë për të gjithë ne, pas vrasjes së Xhemajl Mustafës, në nëntor të vitit të kaluar. Njëherësh, kjo është vrasje e drejtuar kundër pushtetit demokratik të dalë nga zgjedhjet lokale të vitit të kaluar. Kjo vrasje bëhet nga ata që nuk e duan vendosjen e rendit demokratik në Kosovë. Do thënë se, poashtu, vrasja e Rracit u bë në kohën kur ka filluar të funksionojë pushteti demokratik komunal dhe në kohën kur po përgatitemi për organizimin e zgjedhjeve nacionale, presidenciale e parlamentare, që do të jenë të rëndësishme për Kosovën dhe popullin e saj. Të gjithë ata që bëjnë akte të tilla vrastare janë kundër pavarësisë së Kosovës, e cila është përcaktim i popullit të Kosovës”, kishte thënë Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat