Ish-ministri Zemaj i reagon ashpër Albin Kurtit: Kokën si struci në Kosovë, e bishtin e mban lart në Shqipëri

Aktuale

Ish-ministri Zemaj i reagon ashpër Albin Kurtit: Kokën si struci në Kosovë, e bishtin e mban lart në Shqipëri

Nga: N. H Më: 25 prill 2021 Në ora: 15:57
Armend Zemaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Zemaj këtë reagim ndaj Kurtit e ka bërë pasi brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Ish-ministri Zemaj shkruan për shefin e qeverisë se, “kokën si struci në Kosovë e bishtin e mbanë lartë në Shqipëri”.

Madje, Zemaj shprehet se kreu i qeverisë së Kosovës nuk është duke bërë asgjë në sigurimin e vaksinës për të shpëtuar jetë.

Ja shkrimi i Zemaj.

Kokën si struci në Kosovë, e bishtin e mbanë lartë në Shqipëri.

4 vdekje sot nga Covid-19, e sot asnjë vaksinë për të shpëtuar jetë, por edhe asnjë fjalë, veprim apo ndenjë e Kryeministrit të Kosovës për qytetarët e vetë.

 

Kokën si struci në Kosovë e bishtin e mban lart në Shqipëri. 4 vdekje sot si pasojë e Covid-19, asnjë vaksinë për të...

Posted by Armend Zemaj on E diel, 25 April 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat