“Kushdo që kryen vepër penale është kriminel”, nga Vetëvendosje i reagojnë Driton Selmanajt i cili ua “goditi” Kurtin!

Aktuale

“Kushdo që kryen vepër penale është kriminel”, nga Vetëvendosje i reagojnë Driton Selmanajt i cili ua “goditi” Kurtin!

Nga: N.Sh. Më: 26 prill 2021 Në ora: 13:28
Albin Kurti dhe Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj në senacën e Kuvendin të Kosovës, i tha Albin Kurtit se është i dënuar nga Gjykata duke thënë se njëjtë është edhe rasti me Albulena Haxhiun e Mimoza Kusarin që kanë aktakuza.

“Unë po i them kryeministrit, në librat e kriminalistikës, kushdo që kryen vepër penale është kriminel. Shefen e grupit parlamentar e keni të dënuar për korrupsion”, tha Selmanaj.

Ishte edhe Abelard Tahiri që tha se Albulena Haxhiu paradite shkon në Gjykatë e pasdite në ministri.

E pas kësaj ka reaguar Arlind Manxhuka nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai përmes një postiminë facebook, thotë se shumë ministra e aktivistë të LVV-së që shkojnë në gjykata, shkojnë përshkak të kudnërshtimit që i kanë bërë marëveshjeve dhe proceseve në dëm të vendit.

Ai thotë se, ato që i kanë bërë nuk do t’indërronin me asgjë.

Ai i është kundërpërgjigjë Driton Selmanajt, duke shtuar se sipas deputetit të LDK-së që “kriminelë” sipas formës së tij ka pasur nën regjimin e Serbisë, por joe dhe për ta, pasi at ai kanë quajtur çlirimtar dhe heronj.

Postimi i plotë:

Ne kemi ministria e shumë aktiviste që shkojnë në gjykata, por shkojnë për shkak të kundërshtimit që i kemi bërë brenda dhe jashtë institucioneve marrëveshjeve e proceseve në dëm të vendit e që vinin nga këta që sot po na akuzojnë.

Me bindje e me krenari i kemi bërë ato dhe nuk do të ndërronim asgjë. Madje, pikerisht për bindjet tona të fuqishme e konsistente, rezistencen e pathyeshme qytetarët na kanë mbështetur.

A për 'kriminelë' që na cilesoi një deputet, mos të harrojmë që "kriminelë" sipas formës së tij ka pasur shumë nën regjimin e Serbisë, por jo për ne, ata ne i kemi quajtur çlirimtar e disa edhe heronj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat