Kurti kërkon nga ministrat që deri të mërkurën t’i dorëzojnë versionet finale të planit të punës

Aktuale

Kurti kërkon nga ministrat që deri të mërkurën t’i dorëzojnë versionet finale të planit të punës

Më: 26 prill 2021 Në ora: 14:58
Qeveria e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga ministrat që deri të mërkurën të dorëzojnë versionet finale të planeve të punës.

Ai ka thënë se javën e ardhshme presin që Planin e Punës ta miratojnë në Qeveri dhe ta dërgojnë në Kuvend.

“Ju lus që deri këtë të mërkurë në mesditë të dërgoni të zyra për planifikim strategjik versionet finale të planeve tuaja sepse e kemi plan që javën e ardhshme ta sjellim në Qeveri dhe Kuvend planin e punës”, tha Kurti.

Ai këto komente i ka bërë gjatë mbledhjes së Qeverisë ku janë miratuar disa pika të rendit të ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat