Abdixhiku në takim me raportuesen e Kosovës në PE, flasin për reformat në LDK e qëndrimin për dialogun

Aktuale

Abdixhiku në takim me raportuesen e Kosovës në PE, flasin për reformat në LDK e qëndrimin për dialogun

Më: 28 prill 2021 Në ora: 12:45
Lumir Abdixhiku

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se ka mbajtur një takim virtual me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Abdixhiku përmes Twitter-it ka dhënë detaje për këtë takim dhe temat që janë diskutuar.

Shefi i LDK-së tha se me Von Cramon kanë diskutuar për politikat e reja të LDK-së dhe reformat e ardhshme në parti.

Gjithashtu, temë e diskutimit ka qenë edhe pikëpamja e opozitës mbi proceset e integrimit, menaxhimin e pandemisë, zhvillimin ekonomik, lëvizjen e lirë dhe dialogun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat