Abdixhiku takohet me Ambasadorin e Norvegjisë – mësohet se për cfarë kanë biseduar

Aktuale

Abdixhiku takohet me Ambasadorin e Norvegjisë – mësohet se për cfarë kanë biseduar

Nga: N. H Më: 28 prill 2021 Në ora: 14:23
Jens Erik Grøndahl dhe Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, Abdixhiku ka pritur në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl, shkruan gazeta “Bota sot”.

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një kumtese për media njofton se Abdixhiku i ka shprehur mirënjohjen ambasadorit Grøndahl për përkrahjen që i ka dhënë Norvegjia shtetit të Kosovës.

Lideri i LDK-së gjithashtu ka njoftuar ambasadorin norvegjez për prioritetet, situatën e përgjithshme politike në vend, si dhe në veçanti për qëndrimin e LDK-së në raport me procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Ja kumtesa e plotë:

Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen për përkrahjen që i ka dhënë Norvegjia shtetit të Kosovës, si dhe e njoftoi atë për prioritetet, situatën e përgjithshme politike në vend, si dhe në veçanti për qëndrimin e LDK-së në raport me procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Ndërsa, Ambasadori i Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl, shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.

 

Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl....

Posted by Lidhja Demokratike e Kosovës on E mërkurë, 28 April 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat