Armend Muja vjen me një demant për të dhe Mimoza Kusarin

Aktuale

Armend Muja vjen me një demant për të dhe Mimoza Kusarin

Nga: A.Zh Më: 28 prill 2021 Në ora: 17:13
Armend Muja, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, ka demantuar lajmin se ai dhe Mimoza-Kusari kanë kërkuar që Qeveria e Kosovës t’i paguajë faturat e rrymës në veri.

Muja, në një postim në Facebook, ka treguar se këtë propozim e ka bërë opozita dhe jo ai e Kusari, përcjell Bota sot.

Reagimi i Mujës në Facebook:

Demant: portalet pro-establishment po qarkullojnë një lajm të pavërtetë se kinse me propozim të Armend Mujës dhe Mimoza Kusarit Qeveria do të paguajë faturat e rrymës në veri.

Në fakt, është e kundërta, ishte opozita që kërkonte që Qeveria ta paguajë.

Në Kuvend ka kaluar propozimi që (1) shpenzimet për devijim të energjisë paguhen nga mjetet vetanake të KOSTT dhe (2) Qeveria del me plan veprimi për inkasim të faturave në afat prej 6 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat