I shkroi Edi Ramës për dhomat e ngushta dhe muret e qelisë.... Kështu duket burgu ku po mbahet Hashim Thaçi

Aktuale

I shkroi Edi Ramës për dhomat e ngushta dhe muret e qelisë.... Kështu duket burgu ku po mbahet Hashim Thaçi

Nga: P.R Më: 29 prill 2021 Në ora: 18:26
Objekti i Paraburgimit i Gjykatës Speciale ndodhet në kompleksin e burgut Haaglanden në Hagë

Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, që nga 5 nëntori i vitit 2020 po qëndron i burgosur në Hagë, ku nga Gjykata Speciale ndër tjerash akuzohet edhe për vrasjen e anëtarëve të LDK-së.

E nga burgu i Hagës, Hashim Thaçi e ka uruar Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet e së dielës në Shqipëri.

E nga letra e Thaçit dërguar Ramës, kuptohet që Hashim Thaçin po pengon dhoma e ngushtë dhe muret e qelisë së tij në Hagë, të cilat padyshim dallojnë nga luksi i Thaçit sa ishte president.

“Dhomat e ngushta e muret e qelisë së Hagës nuk e përmbajnë dot shpërthimin e entuziazmit tim për fitoren tënde. Entuziazëm ky që vështirë gjen vend në zymtësinë e vetmisë së ditëve të burgut. Por, si rrallë herë kohëve të fundit, sot jam i lumtur dhe i qetë për fitoren tënde, vëllau im”, thuhet në letrën e Thaçit, përcjellë “Bota sot”.

“Me shpresën që do të mund të takohemi përsëri duke frymuar nën qiellin e bukur dhe diellin që ngroh Shqipërinë dhe Kosovën, po të uroj të vazhdosh të japësh gjithçka nga shpirti yt për Shqipërinë. Kjo sepse edhe kur në ditët ku drita e diellit nuk depërton në muret e mbyllura të qelisë, dielli ngroh zemrën time vetëm at’herë kur Shqipëria dhe Kosova janë mirë”, thuhet nëdër tjerash në letrën që Hashim Thaçi i ka dërguar Edi Ramës, letër të cilën ë publikoi ky i fundit.

Por si duket në të vërtetë burgu në Hagë të Holandës ku po mbahet Hashim Thaçi?

Më poshtë u sjellim foto nga burgu i cili gjendet jashtë Hagës, më saktësisht në Haaglanden të Scheveningen.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat