I plagosuri i luftës letër Kurtit: Merrrni edhe këto 136 euro pasi vendoset t’ua paguani rrymën serbëve

Aktuale

I plagosuri i luftës letër Kurtit: Merrrni edhe këto 136 euro pasi vendoset t’ua paguani rrymën serbëve

Më: 29 prill 2021 Në ora: 20:04
Avni Lubovci

Avni Lubovci, kryetar i Shoqatës së të plagosurve civilë, i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit, ministrave dhe deputetëve pas vendimit që serbëve në veri t’ju paguhet rryma edhe për gjashtë muaj në vlerë rreth 11 milionë euro.

“Pasi veç edhe e keni marrë vendimin për të ju paguar rrymën serbëve dhe jeni bëre kaq zemër gjerë.

Unë, me një pjesë të shoqërisë të cilët janë invalid civil të luftës, ju propozojmë që të merrni dhe këto pensionet tona të cilat janë aq të ulëta e që nuk mjaftojnë për të siguruar ekzistencën e familjeve tona, e që jemi e vetmja kategori në Kosovë që nuk lirohemi nga pagesa e rrymës. JU LUTEM MERRNI DHE KËTO 136 EURO. Sepse injorimi ndaj qytetarëve nuk quhet ndryshe, veç me këso vendime”, ka shkruar nder tjerash Lubovi.

Në vazhdim e gjeni letrën e plotë të zotit Lubovci:

I nderuar Kryeministër  të nderuar ministra e deputetë.

Pasi vec edhe e keni marrë vendimin për të ju paguar rrymën serbëve dhe jeni bëre kaq zemër gjerë.

Unë, me një pjesë të shoqërisë të cilët janë invalid civil të luftës, ju propozojmë që të merrni dhe këto pensionet tona të cilat janë aq të ulëta e që nuk mjaftojnë për të siguruar ekzistencën e familjeve tona, e që jemi e vetmja kategori në Kosovë që nuk lirohemi nga pagesa e rrymës. JU LUTEM MERRNI DHE KËTO 136 EURO. Sepse injorimi ndaj qytetarëve nuk quhet ndryshe, veç me këso vendime.

Të nderuar, ka shumë qytetarë të kësaj kategorie të cilët jetojnë në kushte të rënda dhe tani nga ky lajmë jemi shumë të dëshpëruar. Sepse është vërtet e rënd të ndegjosh lajme të këtij lloji..  

Po ta dija që kështu do punohej për vendin dhe qytetarët, asnjëherë nuk do të kthehesha nga Gjermania pas shërimit. Por mendoja ndryshe dhe vendosa të kthehem dhe sot shteti im me atë pak buxhet që ka e dërgon tek qytetaret e një shteti i cili vrau e masakroi mbi 10.000 qytetarë, dhunojë rreth 20.000 femra edhe sot  gati 22 vite nuk dihet ku janë eshtrat e shumë qytetarëve të vendit edhe sot pas 22 viteve shumë nga ne qytetarët biem e zgjohemi nga gjumi me plagët të cilat na i shkaktuan po ata për të cilët duhet të sakrifikojmë buxhetin tonë. Kurse për ne kur kemi nevojë për rritje të pensioneve, kur kemi nevojë për ndërrimin e protezave, proteza të cilat plotësojnë gjymtyrët e humbura e kur kërkojmë të lirohemi nga pagesa e rrymës.  Për NE z.Kryeministër, ministra e ju deputet, për NE nuk ka buxhet. Për ne nuk ka sepse duhet të paguajmë rrymën e atyre që edhe emrin të jua përmend me therr plaga ime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat