Gjykata Speciale ua refuzoi kërkesën Thaçit dhe të tjerëve, reagon Enver Hoxhaj

Aktuale

Gjykata Speciale ua refuzoi kërkesën Thaçit dhe të tjerëve, reagon Enver Hoxhaj

Nga: N. H Më: 30 prill 2021 Në ora: 19:59
Foto ilustrim “Bota sot”

Paneli i Gjykatës së Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, për lirim të përkohshëm.

Pas këtij njoftimi, ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, shkruan gazeta “Bota sot”.

Hoxhaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë heronj të gjallë të Kosovës.

Sipas tij, këto katër figura e krijuan historinë, dhe se sot po e mbrojnë nga përpjekjet për ta rishkruar atë.

Ja shkrimi i tij:

Image
Enver Hoxhaj

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë heronj të gjallë të Kosovës, janë sinonim të lirisë dhe pavarësisë tonë.

Ata që dikur e krijuan historinë – sot po e mbrojnë nga përpjekjet për ta rishkruar atë!

#LiriaKaEmër

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat