Salihu: Asnjë garancë nga institucionet tona për lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve

Aktuale

Salihu: Asnjë garancë nga institucionet tona për lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve

Më: 1 maj 2021 Në ora: 00:19
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Njohësi i çështjeve politike, Fitim Salihu, ka reguar me anë të një shkrimi në Facebook pas heshtjes së institucioneve të Kosovës në lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai thotë se më herët Ibrahim Rugova dhe Nexhat Daci kanë garantuar për Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn për lirim me kusht ndërsa sot institucionet tona heshtën.

“Krerët aktualë të shtetit asnjë fjalë nuk e thanë për krerët e UÇK-së që sot po gjykohen. Po gjykohen për luftën e tyre për lirinë e Kosovës. Asnjë garancë nga institucionet tona për lirimin e tyre me kusht. Gjykata Speciale tha se ju nuk keni shtet që garanton për lirimin e tyre me kusht. Në Prishtinë, si përgjigje, shteti heshti. Heshtja është aprovim. Smira e mllefi mbipeshuan historinë, lirinë” shkruan Salihu në Facebook.

Postimi i plotë:

Ibrahim Rugova ka garantuar për lirimin me kusht të Ramush Haradinajt. Nexhat Daci ka garantuar për lirimin me kusht të Fatmir Limajt. Burrështetasi dallohet prej politikanit të zakonshëm e të mllefosur nga aftësia për të dalë mbi inatet ditore në momente kur preket historia kapilare e kombit.

Krerët aktualë të shtetit asnjë fjalë nuk e thanë për krerët e UÇK-së që sot po gjykohen. Po gjykohen për luftën e tyre për lirinë e Kosovës. Asnjë garancë nga institucionet tona për lirimin e tyre me kusht. Gjykata Speciale tha se ju nuk keni shtet që garanton për lirimin e tyre me kusht. Në Prishtinë, si përgjigje, shteti heshti. Heshtja është aprovim. Smira e mllefi mbipeshuan historinë, lirinë.

Seç m’u kujtua pasazhi famshëm nga filmi “Lulëkuqet mbi mure”: “Një popull jetim është fatkeq. E marrin nëpër këmbë. E shtyjnë, e pështyjnë, i marrin nderin. Kush do ta shpëtojë atë? Veten do të shpëtojë! Do t’u thotë bijve më të mirë: Vihuni në ballë! Ja dhe zemerimi im në dorën tuaj si shpatë që t’i dalim mbanë kësaj pune. Dhe nga ky çast, populli s’është më jetim!”
#LiriaKaEmër
#UÇK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat