Veseli sërish viziton babain në spital

Aktuale

Veseli sërish viziton babain në spital

Më: 4 maj 2021 Në ora: 11:49
Kadri Veseli

(E plotësuar 13:25) -Ish kryeparlamentari i vendit, Kadri Veseli, ka vizituar sot sërish babain e tij në repartin e neurologjisë të spitalit ‘Sami Haxhibeqiri’ në Mitrovicë.

Ai ka qëndruar këtu rreth një orë, pastaj ka dalur nën masa të rrepta të sigurisë nga forca të Eulex-it, por edhe të policisë së Kosovës.

Veseli gjatë daljes ka përshëndetur me dorë të pranishmit e rastit të cilët sapo kuptuan për prezencën e tij, filluan të brohorasin ‘Kadri Veseli’ dhe ‘UÇK’.

Nuk dihet nëse Veseli do të vizitojë përsëri babain e tij ditët në vijim.

Image

 

***

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, po qëndron në Kosovë, pasi është liruar për vizitë nga Gjykata e Hagës ku po mbahet në paraburgim si i dyshuar për krime të luftës.

Arsyeja e vizitës së Veselit është gjendja jo e mirë shëndetësore e babait të tij i cili ndodhet për trajtim në Spitalin e Mitrovicës.

Ai ka vizituar edhe sot spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, dhe po ruhet nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e EULEX-it.

Ende nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë ai në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat