Çun Lajçi kërcënohet pasi i doli në mbrojtje Donika Gërvallës

Aktuale

Çun Lajçi kërcënohet pasi i doli në mbrojtje Donika Gërvallës

Nga: G.B Më: 5 maj 2021 Në ora: 10:31
Çun Lajçi

Aktori Çun Lajçi është kërcënuar pas deklaratave të djeshme në mbrojtje të ministres së jashtme, Donika Gërvalla.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë  se ai është kërcënuar që nga dje, pasi ka thënë se pse e kanë votuar Gjykatën Speciale e i kanë dërguar në Hagë çlirimtarët dhe se Donika i mban në strajcë ata që shesin patriotizëm në shpinën e shefave, përcjell Bota sot.

Çun Lajçi ka thënë se mjaft e ka lodhur Covidi dhe nuk ka menduar se personat e tillë ia kalojnë edhe qelbësirave.

Postimi i tij i plotë:

Unë s’heshti jo!

Ju po kujtoni se po m’shani, por jo, jeni gabim, vetvetën jeni tue sha e fjalët e juve (n’internete që i keni) po mundoheni me i fshi me gjuhë!

Unë s’jam i dërgumi i perendisë me ua marrë gjynahet! I keni ba dhe me shnet t’i mbani. Duroni tash kur t’ua përkujtojnë njerëzit, e mos u mundoni me na randua tue na krahasua me Ilija Vakiqa, (se jeni t’vegjël me ditë kush ishin ata, e po flliqeni me bagla kot).

Ju po harroni se ne ishim shumë ma t’vlefshëm, e krahasoheshim me Marshalin, jo me mistreca e sodit! Por prap se prap mbetëm shqiptarë!)

Duroni, se me shamje nuk mbulohen gabimet, as namin e patriotizmin s’ua zvogloni njerëzve që kanë veprua kombtarisht ma shumë se ju!

Mos u ngatërroni me lisa nëse jeni kulpnaja, se nji brymë iu djegë, e lisin nji shtërgatë se then!

Jemi dy milion kosovar, e gjysa e shajmë Zotin (m’fal madhni) e prap Zoti mundohet me na dashtë!?

Edhe unë! S’muj me iu vu aty ku s’ishit e s’jeni, as trima as patriot pa vepra me iu ba.

Por as Donikave, as Albinave, as Vjosave, s’ua shkeli veprat e s’flas keq që juve tua baj qejfin për nji “t’lumtë... je gjeni,... ma i miri i vendit”!? Jo, kurrë!

Veprës se keqe i them e keqe dhe i iki, bile edhe të tjerve u them ikni!

T’mirën e don gjithkush (pos shqiptarit) e shqiptarë jam edhe unë. Zemra m’dhemb kur shpirt zitë, prej smirës e shajnë t’mirin, e vet katërrisën me ia nxanë vendin! N’fyt kamën ta venë tue u mundua me dalë i pari!

Argument e armë s’e kanë fjalën po shamjen!

Por po harroni, se ka njerëz që hanë dhé e me kokat tueja t’krymbuna s’mendojnë.

Ju kot po m’kërcnoni prej djeshit që iu thashë: Pse e votuet Gjykatën e pse i dërguet çlirimtarët n’Hagë!? Pse e randoni Donikën, kur ajo n’strajcë iu mbanë juve që shisni patriotizëm n’shpinën e shefave!

Dita sa ma e kthjelltë, shiblat bahen edhe ma t’mëdhaja. Rrini e mos t’iu del krejt-krejt era, se boll me mbyti virusi, e s’ma ka marrë mendja, se ju po ia kalojki çdo qelbësire!

Trusni sa s’kan shpërthye brythat e pranverës e me u ba plisat nëpër ara!

Çuni që s’din kurgja!

Spital, 05.05.2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat