Seanca vazhdon pa opzitën/Kuvendi miraton kërkesën e KOSTT-it për rrymën në veri të Mitrovicës

Aktuale

Seanca vazhdon pa opzitën/Kuvendi miraton kërkesën e KOSTT-it për rrymën në veri të Mitrovicës

Nga: BOTA SOT Më: 6 maj 2021 Në ora: 06:45
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar 16:10) - Me 61 vota “për”, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me kërkesën e NP KOSTT për të siguruar mjetet financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.

Në këtë seancë kanë munguar deputetët e partive opozitare, të cilët nuk janë rikthyer në seancë pas përplasjeve që kanë ndodhur në pjesën e parë të kësaj seance.

Nënkryetarja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Jeta Statovci, tregoi se cilat janë rekomandimet të cilat si komision i kanë votuar me shumicë votash.

Statovci: Autorizohet NP KOSTT të mbulojë devijimet e energjisë elektrike në katër komunat e vendit

“NP KOSTT duhet të paraqesë para Komisionit funksional në baza mujore devijimet e energjisë elektrike në këto komuna Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan për gjashtë muajt e ardhshëm duke filluar nga muaji prill 2021. 2. NP KOSTT të paraqesë në komisionin funksional shpenzimet e energjisë elektrike në baza mujore retroaktivisht prej 1 janar 2018 deri më 1 prill 2021. 3. NP KOSTT duhet të paraqes në komisionin funksional zgjidhje mujore për devijimin e energjisë elektrike në katër komunat e Kosovës Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. 4. Autorizohet NP KOSTT të mbulojë devijimet e energjisë elektrike në katër komunat e vendit sipas zgjedhjes së prezantuar dhe miratuar në komisionin funksional duke shfrytëzuar të hyrat nga buxheti vetanak, mjete këto të cilat do të kompensohen nga devidenda apo ndonjë mekanizëm tjetër i mundshëm. 5. Obligohet Qeveria e Kosovës që brenda afatit 6 mujor të sigurojë të gjithë procesin e futjes në sistemin e faturimit sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi në bashkëpunim me palët përgjegjëse për faturimin e konsumatorëve në katër komunat e Kosovës me energji elektrike”, tha ajo.

Ushtruesja e detyrës së Shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se kësaj radhe kanë arritur të bëjnë një zgjedhje e cila do ta ketë koston më të ulët të mundshme.

Ajo tha se kërkojnë nga Qeveria të intensifikojë përpjekjet deri në arritjen e zgjidhjes së problemit 21 vjeçar.

Kusari-Lila: Kërkojmë nga Qeveria të intensifikojë përpjekjet deri në arritjen e zgjidhjes së problemit

“Kësaj radhe kemi arritur të bëjmë një zgjidhje e cila shpresojmë se do të ketë, e para koston më të ulët të mundshme dhe e dyta, të sanojë tashmë dëmet të cilat mund të jenë të parikuperueshme për KOSTT-in së pari dhe mbi të gjitha për Kosovën si shtet i pavarur tashmë në bllok rregullativ me Republikën e Shqipërisë... Çfarëdo devijimi dhe shmangie, humbje e mëtutjeshme e energjisë elektrike në veri mund të rrezikojë e para funksionimin e mëtutjeshëm të berzës dhe krijimin e berzës energjetike, e dyta anëtarësimin e Kosovës dhe e treta, mund të devijojë seriozisht mbarëvajtjen e sistemit në këtë rast humbjet dhe devijimet që shkaktohen në veriun e vendit në Evropën Kontinentale. Siç e tha nënkryetarja e Komisionit, rekomandimi parasheh që brenda gjashtë muajsh grupi punues i qeverisë të vije me zgjidhje në mënyrë që të evitohet dhe të mos kemi situata të njëjta në periudhat pasuese. Ajo çfarë është rekomanduar është që KOSTT të jetë përgjegjës për sigurimin e rrymës për faktin se KOSTT...Propozojmë që të miratohen këto rekomandime dhe natyrisht që kërkojmë nga Qeveria të intensifikojë përpjekjet deri në arritjen e zgjidhjes së problemit, problem ky 21 vjeçar të cilin deri më tani nuk ka arritur asnjë qeveri e Kosovës ta zgjidh”, tha ajo.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se e kanë marrë shumë seriozisht këtë çështje dhe se besojnë që brenda këtyre gjashtë muajve do të kenë një zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme.

Rizvanolli: Besojmë që në fund të këtyre gjashtë muajve ne do të kemi një zgjidhje afatgjate

“E kemi marrë këtë çështje shumë seriozisht, jemi diskutuar me të gjitha, së pari institucionet kosovare si KOSTT, ZRRE, Departamenti i shërbimit civil brenda ministrisë për t’u siguruar që ne si palë kosovare e kemi një plan të qartë për hapat e mëtejmë. Gjatë javës tjetër do të riaktivizojmë grupin punues të udhëhequr nga Ministria e Ekonomisë i cili do të përfshijë edhe palë të tjera të interesit siç janë KEDS, po edhe partnerët tanë ndërkombëtar të cilët kanë asistuar në të kaluarën në këtë çështje dhe do të vazhdojmë të na asistojnë edhe në të ardhmen. Ne jemi në rrugë të drejtë të zgjidhjes së këtij problemi[...]Besojmë që në fund të këtyre gjashtë muajve ne do të kemi një zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme të cilën për fat të keq nuk kemi pasur mundësi ta kemi që 20 vitet e kaluara”, tha ajo.

Për çështjen e rrymës në veri të vendit ka folur edhe deputeti Igor Simiq nga Lista Serbe. Ai tha se shpesh herë çështja e rrymës në veri është politizuar. Ai ka kërkuar që të zbatohet marrëveshja e arritur në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit e cila parasheh themelimin e dy kompanive që do të ofrojnë shërbime për qytetarët. Ai tha se meqë nuk ka rekomandime për formimin e dy këtyre kompanive atëherë nuk do t’i mbështesin rekomandimet e komisionit.

Simiq: Lista Serbe nuk mundet t’i mbështes këto rekomandime

“E drejta për furnizim të rregullt me energji elektrike ka rëndësi të veçantë ne këtë situatë ku po përballemi me një pandemi covid. Unë do të kisha thënë që kjo madje është e drejtë njerëzore. Në anën tjetër kjo çështje shpesh herë politizohet për arsye të ndryshme. Dhe kjo është një çështje shumë e thjeshtë dhe ju kujtoj se mbi këtë çështje është diskutuar në Bruksel në mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe është arritur marrëveshja mbi energjinë elektrike, ku parashihet themelimi i dy kompanive që do të ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët, për fat të keq, edhe pse kërkesat u paraqitën siç duhet, ende nuk kishte përgjigje dhe është e nevojshme të regjistrohen, themelohen dhe licencohen këto dy kompani, për të funksionuar normalisht dhe për të ofruar shërbim dhe për të faturuar për ato shërbime. Kemi një shembull të mirë në fushat e telekomunikacionit se si është zgjidhur kjo çështje dhe kjo mund të zbatohet këtu po ashtu, të zbatohet marrëveshja tashmë e arritur. Gjithçka tjetër paraqet hezitim që mund të prolongohet, një muaj, dy, tre, gjashtë, mirëpo fatkeqësisht meçe nuk ka rekomandime për të formuar ato dy kompani, Lista Serbe nuk mundet t’i mbështes këto rekomandime”, tha ai. 

***

Me 61 vota “për”, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me kërkesën e NP KOSTT për të siguruar mjetet financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.

Në këtë seancë kanë munguar deputetët e partive opozitare, të cilët nuk janë rikthyer në seancë pas përplasjeve që kanë ndodhur në pjesën e parë të kësaj seance.

Nënkryetarja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Jeta Statovci, tregoi se cilat janë rekomandimet të cilat si komision i kanë votuar me shumicë votash.

Statovci: Autorizohet NP KOSTT të mbulojë devijimet e energjisë elektrike në katër komunat e vendit

“NP KOSTT duhet të paraqesë para Komisionit funksional në baza mujore devijimet e energjisë elektrike në këto komuna Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan për gjashtë muajt e ardhshëm duke filluar nga muaji prill 2021. 2. NP KOSTT të paraqesë në komisionin funksional shpenzimet e energjisë elektrike në baza mujore retroaktivisht prej 1 janar 2018 deri më 1 prill 2021. 3. NP KOSTT duhet të paraqes në komisionin funksional zgjidhje mujore për devijimin e energjisë elektrike në katër komunat e Kosovës Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. 4. Autorizohet NP KOSTT të mbulojë devijimet e energjisë elektrike në katër komunat e vendit sipas zgjedhjes së prezantuar dhe miratuar në komisionin funksional duke shfrytëzuar të hyrat nga buxheti vetanak, mjete këto të cilat do të kompensohen nga devidenda apo ndonjë mekanizëm tjetër i mundshëm. 5. Obligohet Qeveria e Kosovës që brenda afatit 6 mujor të sigurojë të gjithë procesin e futjes në sistemin e faturimit sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi në bashkëpunim me palët përgjegjëse për faturimin e konsumatorëve në katër komunat e Kosovës me energji elektrike”, tha ajo.

Ushtruesja e detyrës së Shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se kësaj radhe kanë arritur të bëjnë një zgjedhje e cila do ta ketë koston më të ulët të mundshme.

Ajo tha se kërkojnë nga Qeveria të intensifikojë përpjekjet deri në arritjen e zgjidhjes së problemit 21 vjeçar.

Kusari-Lila: Kërkojmë nga Qeveria të intensifikojë përpjekjet deri në arritjen e zgjidhjes së problemit

“Kësaj radhe kemi arritur të bëjmë një zgjidhje e cila shpresojmë se do të ketë, e para koston më të ulët të mundshme dhe e dyta, të sanojë tashmë dëmet të cilat mund të jenë të parikuperueshme për KOSTT-in së pari dhe mbi të gjitha për Kosovën si shtet i pavarur tashmë në bllok rregullativ me Republikën e Shqipërisë... Çfarëdo devijimi dhe shmangie, humbje e mëtutjeshme e energjisë elektrike në veri mund të rrezikojë e para funksionimin e mëtutjeshëm të berzës dhe krijimin e berzës energjetike, e dyta anëtarësimin e Kosovës dhe e treta, mund të devijojë seriozisht mbarëvajtjen e sistemit në këtë rast humbjet dhe devijimet që shkaktohen në veriun e vendit në Evropën Kontinentale. Siç e tha nënkryetarja e Komisionit, rekomandimi parasheh që brenda gjashtë muajsh grupi punues i qeverisë të vije me zgjidhje në mënyrë që të evitohet dhe të mos kemi situata të njëjta në periudhat pasuese. Ajo çfarë është rekomanduar është që KOSTT të jetë përgjegjës për sigurimin e rrymës për faktin se KOSTT...Propozojmë që të miratohen këto rekomandime dhe natyrisht që kërkojmë nga Qeveria të intensifikojë përpjekjet deri në arritjen e zgjidhjes së problemit, problem ky 21 vjeçar të cilin deri më tani nuk ka arritur asnjë qeveri e Kosovës ta zgjidh”, tha ajo.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se e kanë marrë shumë seriozisht këtë çështje dhe se besojnë që brenda këtyre gjashtë muajve do të kenë një zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme.

Rizvanolli: Besojmë që në fund të këtyre gjashtë muajve ne do të kemi një zgjidhje afatgjate

“E kemi marrë këtë çështje shumë seriozisht, jemi diskutuar me të gjitha, së pari institucionet kosovare si KOSTT, ZRRE, Departamenti i shërbimit civil brenda ministrisë për t’u siguruar që ne si palë kosovare e kemi një plan të qartë për hapat e mëtejmë. Gjatë javës tjetër do të riaktivizojmë grupin punues të udhëhequr nga Ministria e Ekonomisë i cili do të përfshijë edhe palë të tjera të interesit siç janë KEDS, po edhe partnerët tanë ndërkombëtar të cilët kanë asistuar në të kaluarën në këtë çështje dhe do të vazhdojmë të na asistojnë edhe në të ardhmen. Ne jemi në rrugë të drejtë të zgjidhjes së këtij problemi[...]Besojmë që në fund të këtyre gjashtë muajve ne do të kemi një zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme të cilën për fat të keq nuk kemi pasur mundësi ta kemi që 20 vitet e kaluara”, tha ajo. 

Fillon seanca, mungon opozita

 Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, e në të cilën nuk po marrin pjesë deputetët e partive opozitare pas tensioneve që u zhvilluan në pjesën e parë të kësaj seance.

Për shkak të mungesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), debati i thirrur nga ta për gjendjen në arsim është shtyrë për një seancë tjetër.

Bogujevci: Në mungesë të iniciuesit të këtij debati, kjo pikë e rendit të ditës shtyhet

“Në mungesë të iniciuesit të këtij debati, kjo pikë e rendit të ditës shtyhet dhe shqyrtohet brenda Kryesisë së Kuvendit”, tha ajo.

 

Kuvendi sërish në pauzë deri në orën 14:00

Kuvendi i Kosovës sërish ka shkuar në pauzë kësaj radhe deri në orën 14:00.

Seanca vazhdoi pas orës 12 pas një pauze që ndodhi shkak i situatës së tensionuar, gjatë daljes së  deputetëve të opozitës të cilët lëshuan seancën.

Në vazhdimin e kësaj seance në sallë ishin të pranishëm vetëm deputetët e LVV dhe ata nga komunitetet.

Pamje/Ky është momenti kur tensionohet gjendja në Kuvend, deputetët gati të përleshen

Mes tensionesh është mbajtur sot seanca e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët janë përplasur për vaksinat e më pas deputetët e LDK-së kanë lëshuar sallën.

Pas tyre, edhe ata të PDK-së, ku derisa po dilnin, ka pasur një tensionim të situatës dhe deputetët ishin gati të përleshen mes vete, shkruan Bota sot.

Madje, u dëgjua dhe fjalor banal prej tyre, derisa të tjerë ndërhynë për t’i ndarë.

Më poshtë mund ta shihni momentin e përplasjes që ka ndodhur, që për pak nuk kaloi në rrahje mes tyre./BS/

Tension është krijuar në seancën e Kuvendit të Kosovës pasi opozita ka lëshuar seancën.

Pas LDK-së edhe Partia Demokratike e Kosovës e ka lëshuar sallën e seancës.

Deputeti i PDK-së, Abelard e ka kritikuar mbarëvajtjen e seancës duke shtuar se nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci është duke degjeneruar seancën.

Tahiri ka thënë se do të kërkojnë që të mblidhet kryesia urgjentisht dhe të caktohet mbarëvajtja e seancës.

Eskalon debati në Kuvend, opozita përplaset me Saranda Bogujevcin

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pushim 15 minutësh, pas nje lëmshi të krijuar mes opzoitës dhe pozitës.

Kryesuesja e Kuvendit, Saranda Bogujevci ka kërkuar që të shkohet në pushim për 15 minuta derisa me një ton të ashpër ka kërkuar që deputetët të kthehen pastaj në vendet e tyre.

Para kësaj pati një përplasje mes PDK-së, LDK-së dhe Bogujevcit.

Dy partitë opozitare PDK dhe LDK e lëshuan seancën e Kuvendin për shkak të sjelljes së Bogujevcit.

Deputetët e LDK-së të zemëruar e lëshojnë seancën

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës ku po mbahet seanca.

Ky ka qenë reagim pasi i është ndalur fjala kryetarit GP të LDK-së, Arben Gashi.

Ai në fjalën e tij ka kritikuar nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci se nuk po i trajtohen njëjtë deputetët dhe se më shumë kohë po ju jep ministrave të deklarohen sesa deputetëve.

Tahiri fyen Gërvallën: Ti je përfaqësuese e Serbisë në Kosovë

Abelard Tahiri, deputet i PDK-së e ka akuzuzar e fyer rëndë ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallën.

Në replikën e tij, Tahiri e quajti “përfaqësuese të Serbisë në Kosovë” Gërvallën.

“Ju jeni përfaqësuese e Serbisë në Kosovë. Sot na e dëshmove që Republika e Serbisë nuk ka nevojë me u marrë me neve se të ka ty. Ajo gjykatë është bërë prej njerëzve sikur ju. Sot nuk ka nevojë me dal Daçiqi se është Donika Shwarz, se emrin tjetër po me vjen marrë me ta përmend. Ti sot më shumë ngjason me ambasadorin e Serbisë se sa si ministre e Punëve të Jashtme. Dil kërkoju falje viktimave, grave të dhunuara për atq që e the . Kjo është turp, është marre për ty. Ti je turpi më i madh. Me pas një kryeministër të përgjegjshëm, sot të të kishte shkarku”, ka thënë Tahiri.

***

Vitia fajëson opozitën: Pse nuk i keni blerë vaksinat deri më 23 mars, shtetet tjera i kanë blerë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka pyetur partitë opozitare se pse nuk kanë siguruar vaksinat sa kanë qenë në qeveri, por po e akuzojnë atë për mossigurimin e tyre.

Vitia ka thënë se gjatë këtij muaji Kosova është furnizuar me vaksina dhe se nga ky muaj do të vazhdojë edhe më tej furnizimi.

“Ka shumë vende që kanë filluar t’i blejnë vaksinat shumë mëherët se ne. Pse nuk i bletë kur ishit deri më 23 mars. E di saktë që zoti Tahiri ju jeni njoftuar shumë mirë me procesin e negociatave. Po ju them atë që ju kam thënë edhe në mbledhjen e kaluar, unë kam thënë vinë shpejt por kam thënë në muajin maj. Sot jemi më 6 maj, më 4 maj ka ardhur një kontingjent dhe do të vazhdojnë edhe kontingjentet tjera. Gjatë majit kam thënë se do të fillojë furnizimi i cili nuk do të ndalet. Për këtë ju garantojë”, ka deklaruar ai.

Përndryshe, Vitia ka folur edhe për masat e marra kundër COVID-19, duke thënë se ato kanë rezultuar të suksesshme.

Ndërsa, sa i përket kërkesave për faljen e gjobave të bisneseve, ai ka thënë se këto mesazhe janë të gabuara.

“Që të kërkohet që të lirohen ose të ju falet këtyre bizneseve dënimet e shqiptuara, mendoj se është mesazh i gabuar dhe është një favorizim i atyre që nuk i kanë respektuar këto masa dhe është thirrje e bizneseve tjera që të mos respektojnë këto masa, të cilat janë treguar të efektshme. Unë mund të deklaroj se në Kosovë ka ekspertë që me rekomandimet e tyre, me 12 ditë të intervenimit të masave, kemi zbritur shifrat e të infektuarve”, ka shtuar ai.

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu kritikoi Vitinë për mossigurimin e vaksinave, derisa tha se Kosova ende nuk ka asnjë kontratë të nënshkruajtur për to

Deputeti i PDK-së i kundërpërgjigjet Mimoza Kusarit për deklaratën e policëve në arkivole

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Nura i ka reaguar deklaratës së shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, për pagesën e rrymës në veri.

Ai tha se deklarata e Kusari-Lilës se më mirë është që të paguhet rryma në veri sesa të kthehen policët në arkivole është kulmi i idiotësisë politike.

“Është deklarata skandaloze e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së se më mirë është që t’i paguajmë 11 milionë euro rrymën e serbëve sesa të kthehen policët në arkivol. Kjo deklaratë shënon kulmin e idiotësisë politike dhe institucionale. Në përpjekjeje për ta justifikuar këtë vendim të turpshëm e përdori si referim e përbuzje aktin trimëror në rënie të detyrës së policit hero Enver Zymberi”, ka thënë ai.

Më tutje Nura i tha Kusari-Liles se Enver Zymberi nuk ka shkuar veri për të kërcyer.

“Zonja Kusari, policit që ju ju drejtuat në kuptimin pezhorativ për dijeninë është heroi më i ri i Kosovës. Ai nuk kishte shkuar atje as të kërcejë e as të vallëzojë. Ai shkoi atje bashkë me amanetin e mijëra ushtarëve të UÇK-së”, ka thënë Nura. 

Ministri Vitia iu kundërpërgjigjet deputetëve të opozitës për vaksinat

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia iu është përgjigjur pyejteve që deputetët kanë parashtruar në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Vitia ritheksoi edhe njëhere që ai ka premtuar që vaksinimi do të filloj në maj dhe ashtu ja filloi, shkruan “Bota sot”.

Tutje, ministri iu kundërpërgjigjet Tahirit dhe Haxhiut duke iu drejtuar se pse nuk kanë blerë vaksina deri më datën 23 mars dhe iu bënë me dije që më 4 maj ka ardhur një kontigjen dhe më tej do të vazhdojn kontigjenët e tjerë.

“Ka shumë vende të tjera që kanë filluar të blejnë vaksinat shumë më herët se sa na, kanë filluar të vaksinohen qytetarët shumë më herët se sa tek ne. Pse ju nuk blejt kur ishit deri ëm datën 23 mars dhe besoj dhe edi qe sakt zotëri tahiri që ju jeni të njoftuar për pocesin e negociatave nëse nuk jeni i njoftuar për besë ka munguar koordinimi në qeveri dhe ju e dini për mungesën që është shkaktuar nga këto negociata. Unë prapa po ju them atë të cilen ju kam thënë edhe më herët në Kuven që është përgjigje edhe për deputetin Haxhiu, ju kam thënë në muajin maj dhe sot jemi më 6 maj, më 4 maj ka ardhur një kontigjen do të vazhdoj kontigjenit tjera, dhe gjatë  majit kam thën se do të filloj procesi i vaksinimi dhe nuk do të ndalet dhe për këtë ju garantoj”, u shpreh Vitia, përcjell “Bota sot”.

***

Bekim Haxhiu, Qeverisë: Nëse nuk mund t'i siguroni vaksinat, ftoni ekspertët

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kritikuar qeverinë dhe ministrinë e Shëndetësisë, për numër të vogël të vaksinimeve kundër COVID-19.

Haxhiu në fjalën e tij në Kuvend tha se deklarata e qeverisë se shumë shpejt do të sigurojnë vaksinat është shumë ngadalë për qytetarët e Kosovës.

“Derisa 10 ditë më parë ministri i Shëndetësisë trumbetonte se shumë shpejt do të sigurojnë vaksinat, kjo shumë shpejt për qeverinë e Kosovës është shumë ngadalë për qytetarët.Ju rikujtoj se vetëm prej 14 shkurtit ditës së zgjedhjeve, janë 651 qytetarë që kanë humbur betejen me COVID-19”, ka thënë Haxhiu.

Ai ka kërkuar nga qeveria që të angazhojë ekspertë nëse nuk mund të sigurojnë vaksina.

“Nëse nuk jeni të zot me siguru vaksinat, hapni rrugë, ka njerëz që dijnë me punu dhe me i siguru vaksinat.  Ti mundesh me qeshë por kjo s’është me qeshë. Ju lutem mobilizohuni, nëse s’dini me punu ftoni ekspertët të ju ndihmojnë”, tha ai.

***

Tahiri – Vitisë: Pse nuk po e nënshkruan kontratën për blerjen e vaksinave?

Kryetari i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën e Kuvendit që po mbahet tash ka kërkuar nga ministri i Vitisë që të nënshkruajë kontratën për blerjen e vaksinave.

Tahiri ka thënë se mosnënshkrimi i kontratës e bën valid dyshimin për korrupsion.

“Sot janë bërë 45 ditë që jeni bërë kryeministër. Në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë e keni mundësinë për ta nënshkruar kontratën për blerjen e vaksinave. Kur keni me nënshkru kontratën për blerjen e vaksinave? Mos i blej 500 mijë vaksina por 1.5 milionë ose 1.2 milionë vaksina.Kërkesa jonë është, bleni vaksinat, nëse ju nuk e bëni këtë atëherë dyshimet tona për korrupsion janë valide. Nuk po ju kërkojmë detaje rreth marrëveshjeve konfidenciale”, ka thënë Tahiri.

Tutje, ai ka kërkuar nga qeveria që t’i falë gjobat e shqiptuara ndaj bizneseve të gastronomisë.

“E dini që keni marrë vendim totalisht të gabuar, kur e keni mbyllur 12 ditë gastronominë, keni bërë humbje me milione. GP i AAK-së kërkon që të gjitha biznesve që janë dëmtuar në këtë proces dhe që janë gjobitë të ju bëhen falja e gjobave. Kërkojmë prej juve që sa më shpejt ta bëni këtë”, ka thënë Tahiri.

Ai poashtu tha se qeveria Kurti 2 është e vetmja qeveri që për 45 ditë nuk ka sjell program qeverisës.

“Në histori të qeverisjes qëndrore, ju keni mbetë qeveria më e dobët e cilat për 45 ditë, kur jeni votu në Kuvend nuk keni mujt me sjell një program”, ka thënë Tahiri.

Musliu-Shoshi-Gërvallës: Zgjodhët heshtjen e turpshme karshi akuzave të ministrit serb

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi ka pasur kritika për ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla për paraqitjen e saj në OKB.

Musliu-Shoshi Gërvallës i ka përmendur edhe homologun serb Ivica Daçiq, derisa tha se ajo ka zgjedhur heshtjen e turpshme.

“Ju jeni përfaqësuese e Kosovës dhe nuk jeni zëdhënëse. Në diplomaci duhet të jesh e vetëdijshme se për çka fol dhe cili është qëllimi”.

“Nuk duhesh ta përkrahësh narrativen që e ka Serbia karshi Kosovës. Sot e kemi Gjykatën Speciale përderisa Serbia e ka përmbyllur”.

“Homologu serb ju drejtuar me një varg akuzash sa që e quajti organizatë terroristen dhe ju e zgjodhët heshtjen e turpshme”.

Image

***

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se kryeministri Albin Kurti është tërhequr nga deklarata e tij për dialogun dhe prioritetet.

Tahiri ka thënë se vizita e tij në Bruksel është vetëm përgatitje për takimet që do të mbahen.

“Kjo ishte një vizitë përgatitore për takimet e radhës që do të mbahen”, tha ai.

Tahiri ka pyetur se cili nga liderët e shtetit, Vjosa Osmani apo Albin Kurti do të udhëheqin dialogun.

“Dua t’i shtroj disa çështje, po sot fatkeqësisht kryeministri nuk ka gjetë kohë me ardhë në seancë. Ai ka folur për katër etapa që do të duhet t’i ketë dialogu. Pse po fillon ky proces, pa i pa dështimet në këtë proces. Pse z.Kurti po hin në një proces, ende pa i përcaktu kërkesat tona ndaj Republikës së Serbisë. Për parime kemi dëgju, por si duket prej kushteve ka hequr dorë. A qëndrojë ende kushtet e tina që pa u zbardhë fati i të pagjeturve nuk do të vazhdojë dialogu? Me çfarë ekipi po shkon ai në Bruksel, a do ta udhëheq Kurti dialogun apo Vjosa Osmani”, tha ai.

Deputeti i PDK-së, tutje e ka pyetur kryeministrin për qëndrimin e tij lidhur me marrëveshjen e Uashingtonit.

***

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare.

Në seancë pritet të ketë debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.

Seanca është paraparë të nis në orën 10:00.

Po ashtu në seancën e sotme do të shqyrtohen rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e “NP KOSTT” për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat