Po e kërkojnë dorëheqjen e saj, Gërvalla lajmërohet duke cituar Fehmi Aganin

Aktuale

Po e kërkojnë dorëheqjen e saj, Gërvalla lajmërohet duke cituar Fehmi Aganin

Më: 6 maj 2021 Në ora: 08:13
Donika Gërvalla

Në vazhdën e debateve në vend lidhur me deklaratën që e njëjta e kishte bërë për Specialen, kryediplomatja e Kosovës ka reaguar përmes një shkrimi në rrjete sociale.

Në llogarinë zyrtare në Facebook, Donika Gërvalla, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka cituar profesorin e ndjerë, Fehmi Aganin në përvjetorin e vrasjes së tij.

Ajo e ka quajtur Aganin trurin e rezistencës civile të shqiptarëve të Kosovës, si dhe arkitektin kryesor të pavarësisë.

“Prof. Agani pa dyshim është truri i rezistencës civile të shqiptarëve në Kosovën e viteve të 90-ta. Një ndër arkitektët kryesorë të pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.

Në drejtim të Gërvallës ditëve të fundit ka pasur shumë reagime, e kryeministrit Albin Kurti iu është kërkuar që ta shkarkojë të njejtën pasi që është kthyer në vëmendje një deklaratë që ajo e kishte bërë vite më parë për Specialen.

Kurti në anën tjetër ka reaguar duke i dalë në mbrojtje Gërvallës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat