Kroacia i dhuron Kosovës 10 mijë vaksina anti-Covid

Aktuale

Kroacia i dhuron Kosovës 10 mijë vaksina anti-Covid

Më: 6 maj 2021 Në ora: 09:15
Gordan Grlić Radman dhe Donika Gërvalla

(E plotësuar 10:10) - Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlić Radman, ka thënë se Kroacia do ta ndihmojë Kosovën me 10 mijë vaksina anti-Covid.

Ministri kroat ka thënë se kjo vizitë do t’i shërbejë përmirësimit të marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

“Kroacia dhe Kosova siç tha edhe ministrja janë vende tradicionalisht mike që kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme mes vete. Sot kam nder që me stafin tim të jem këtu në Kosovë. Kjo vizitë do të shërbejë për intensifikimin e marrëdhënieve. Nuk duhet të harrojmë faktin se pikërisht Kroacia ishte një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe për këtë jemi shumë krenarë. Kam informuar ministren për vendimin e Kroacisë për dhurimin e 10 mijë vaksinave për luftimin e pandemisë. E di që kjo do të jetë e rëndësishme për jetën e qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ndër të tjera ai. 

Image

Fillon takimi i Gërvallës me homologun e saj kroat

Ka filluar takimi i ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla me homologun e saj kroat, Gordan Grlić Radman.

Image

Takimi i tyre pritet të zgjasë një orë, kur edhe pritet të ketë konferencë për media.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić Radman po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë, e që do të pritet në takim edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Pajmet: 

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat