Osmani: Kosova e Kroacia të kërkojnë përgjegjësi nga Serbia për personat e pagjetur e të zhdukur gjatë luftrave të viteve të 90-ta

Aktuale

Osmani: Kosova e Kroacia të kërkojnë përgjegjësi nga Serbia për personat e pagjetur e të zhdukur gjatë luftrave të viteve të 90-ta

Nga: A.SH Më: 6 maj 2021 Në ora: 11:28
Vjosa Osmani dhe Gordan Grlić Radman

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.

Ajo ka treaguar se përveç përgjigjes pozitive për donacionin e vaksinave, kanë bidesuar edhe për liberalizimin e vizave dhe poashtu kanë diskutuar se si Kosova e Kroacia duhet t’i bashkojnë forcat për të kërkuar përgjegjësi të qartë dhe çdo informatë nga Serbia lidhur me personat e pagjetur e të zhdukur dhunshëm nga regjimi serb gjatë luftrave të fundit të viteve të 90-ta.

Postimi në Facebook:

Kisha kënaqësinë të mirëpres sot Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, z. Gordan Grlić Radman. Pas kërkesës që i kam bërë shtetit kroat me 15 prill 2021 për një donacion simbolik të vakcinave, kam marrë përgjigje pozitive menjëherë të nesërmen dhe sot Ministri i jashtëm na solli lajmin e mirë për donacion prej 10 mije vaksinash për qytetarët tanë. Ky veprim rikonfirmon partneritetin e shkëlqyeshëm mes dy popujve tanë dhe faktin se Kroacia na ka qëndruar pranë gjithnjë e në çdo sfidë.

Me ministrin poashtu diskutuam për nevojën që partneriteti ynë të kalojë në nivel strategjik. E potencova që Kosovës duhet t’i jepet liberalizimi i vizave menjëherë, sepse Kosova i ka plotësuar kriteret ndërkaq BE duhet ta mbajë premtimin e jo ta konsiderojë liberalizim si peng të procesve të tjera. Diskutuam poashtu për avansimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, tregtisë, kulturës dhe shumë fusha të tjera. E më e rëndësishmja, diskutuam se si Kosova e Kroacia duhet t’i bashkojnë forcat për të kërkuar përgjegjësi të qartë dhe çdo informatë nga Serbia lidhur me personat e pagjetur e të zhdukur dhunshëm nga regjimi serb gjatë luftrave të fundit të viteve të 90-ta.

Rajoni ynë do të jetë më i sigurtë, ndërkaq e ardhmja jonë më prosperuese nga bashkëpunimi mes Kosovës e Kroacisë. E falenderoj Kroacinë për mbështetjen e pakursyer në çdo drejtim. ?? ??

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat