“Turpi i Zotit”/ Përplasje, sharje e fyerje në Kuvend, Maloku tregon pse po ndodh kjo nga deputetët që paguhen 2500 euro!

Aktuale

“Turpi i Zotit”/ Përplasje, sharje e fyerje në Kuvend, Maloku tregon pse po ndodh kjo nga deputetët që paguhen 2500 euro!

Nga: N.Sh Më: 6 maj 2021 Në ora: 14:26
Pamje nga Kuvendi

Sot në Kuvendin e Kosovës, ka ndodhur një përplasje e ashpër ndërmjet deputetëve.

Pas asaj që u pa në Kuvend, ka reaguar profesor universitar Fadil Maloku.

Ai parmes një postimi në Facebook, thotë se kjo po ndodh prej smirave të tyre, të cilët paguhen 2500 euro në muaj.

Postimi i plotë:

Turpi me brina s'është!

O deputet, u bëtë gazi i botës! Krejt këto sharje-fyerje i keni prej smirave. Derisa populli po vuan nga depresioni kolektiv që ia ka shkaktuar papunësia enorme dhe varfëria galopante, Ju me pagë 2500€, në vend që të avokoni mjerimin dhe ta luftoni krimin e korrupsionin, po fyheni dhe po shaheni sikur të ishi armiq e jo rival politik!

Shikone more trupin Tuaj, si është dhjamosur!?

Turpi i Zotit!

Na bëtë horë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat