Kimete Berisha i bën për “pesë pare” deputetët e PDK-së: Kjo egërsi e juaja i mban ata në burg!

Aktuale

Kimete Berisha i bën për “pesë pare” deputetët e PDK-së: Kjo egërsi e juaja i mban ata në burg!

Nga: A.Morina Më: 6 maj 2021 Në ora: 15:43
Kimete Berisha

Opinionistja Kimete Berisha, ka reaguar ashpër pas veprimeve të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gjatë seancës parlamentare të mbajtur në Kuvendin e Kosovës.

Berisha tha se PDK po dëshiron që Gjykata Speciale të i mbaj në burg Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Ajo tregoi edhe mesazhin që po jep kjo parti, përmes veprimeve të këtyre ditëve të fundit.

“PDK po jep mesazhin e frikës së madhe, dhe (me apo pa vetëdije, unë besoj me vetëdije) po u japin mesazh dëshmitarëve. Ata përnjëmend janë në burg, me akuza shumë të rënda”, shkroi Berisha në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

PDK i do në burg!

As armiku më i madh nuk po u bënë dëm Hashim Thaçit e Kadri Veselit më shumë sesa PDK, dhe kjo nuk bëhet pa qëllim nga 'qytetaria' e Re që partisë!

Çfarë mesazhi po japin këtyre ditëve PDK-ja?

Po tregojnë, si ai budallai që të tregon pa e pyetur, se si kushdo që i përmend Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, përfundon i lënduar moralisht (me t'nxan natën të vetëm në naj bodrum ndoshta shfryhen edhe fizikisht, s'di, shenjat janë që Po),

i përndjekur nga portalet e tyre dhe i kërcënuar me jetë!

PDK po jep mesazhin e frikës së madhe, dhe (me apo pa vetëdije, unë besoj me vetëdije) po u japin mesazh dëshmitarëve.

Ata përnjëmend janë në burg, me akuza shumë të rënda.

Ata nuk i ndihmon asgjë përveç e vërteta, që mund të jetë në anën e tyre, ku e dimë Ne!

Të fetishizosh dy të burgosur deri në atë shkallë sa të kërcënosh nga Kuvendi, kjo egërsi e juaja i mban ata në burg!

Ju e dini që po.

PDK i do në burg!

Sikur t'i donte të lirë, s'do t'i kërcënonte kundërshtarët kështu, ashiqare.

Sepse Gjykata Speciale po ju sheh.

Kur çarteni dhe e ndaloni mendimin e lirë (si ekstremistët terroristë që u terrohet mendja nëse i prek në fe), merre me mend çka ndaloni sikur të kishit pushtet, ose tinëz, pa dëshmitarë!

D. i tha sot Donikës 'Nëse ka fakte për mua se jam kriminel, le t'i tregojë'.

Po ti ke qenë në burg, ke harru a!

P.S. Qetësohuni, më mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat