Rexhaj thotë se dikush i tha “lavire” Saranda Bogujevcit sot në Kuvend

Aktuale

Rexhaj thotë se dikush i tha “lavire” Saranda Bogujevcit sot në Kuvend

Më: 6 maj 2021 Në ora: 23:42
Arbër Rexhaj

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka thënë se dikush nga deputetët e PDK-së i ka thënë “lavire” Saranda Bogujevcit.

Ai ka thënë se gjërat u tensionuan në Kuvend dhe se u përdorën fjalë të rënda.

“Asaj i është thënë një term pezhorativ”, tha ai.

Kur u pyet se a ishte fjala “lavire” ajo që ishte thënë nga deputetët e PDK-së.

“Po ajo ishte fjala e përdorur”, tha ai.

Tutje ai ka thënë se situata nuk eskaloi për shkak të deputetëve të VV-së.

“Për shkak se ne ruajtëm qetësinë situata në Kuvend nuk eskaloi. Më vjen keq për këtë nivel të treguar në seancën e sotme. Situata u tensionua pas fjalimit të Donika Gërvallës”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat