Aksioni për dorëheqjen e Gërvallës, këta janë dy zyrtarët e PDK-së që u shoqëruan në Polici

Aktuale

Aksioni për dorëheqjen e Gërvallës, këta janë dy zyrtarët e PDK-së që u shoqëruan në Polici

Më: 7 maj 2021 Në ora: 15:34
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 16:35) - ​Aktivistë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë mbajtur sot një aksion para objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Gjatë këtij aksioni, ku u kërkua dorëheqja e ministres Donika Gërvalla-Schëartz, Policia e Kosovës ka shoqëruar në polici dy zyrtarë të kësaj partie.

Zyrtarët e shoqëruar në Polici janë Donjet Bislimi dhe Florent Lushtaku. Lajmin e ka konfirmuar vetë Bislimi.

“Po, unë isha bashkë me nënkryetarin e rinisë, Florent Lushtakun, të shoqëruar në stacion”, ka thënë Bislimi.

Ndryshe, aktivistë nga rinia e Partisë Demokratike e Kosovës kanë mbajtur me vete fotografitë e personaliteteve që po akuzohen në Hagë.

Përveç fotografive, aktivistët para ministrisë vendosën edhe një kuti ku shkruante “këtu deponohen dosjet e gjenocidit serb në Kosovë”.

Rinia e PDK-së i dorëzon dosje të krimeve serbe ministres Gërvalla

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i ka dorëzuar dosje të krimeve serbe në Kosovë ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Përmes një aksioni simbolik ata vendosën grafite të UÇK-së në objektin e MPJ-së, dhe kërkuan edhe shkarkimin e saj.

Duke i mbajtur fotografitë e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, të rinjtë e PDK-së thanë se përmes këtyre veprimeve po iu rikujtojnë ministres se kush ka qenë agresori dhe kush viktima.

Kryetari i rinisë së PDK-së, Donjet Bislimi tha se ministrja Gërvalla-Schwartz duhet ta përfaqësojë Kosovën dhe jo Serbinë.

Bislimi: T’ia rikujtojmë ministres Schwarz se kush ka qenë agresori dhe kush ka qenë viktima.

“Kemi grumbulluar dosja të ndryshme të krimeve të Serbisë ndaj qytetarëve të pafajshme të Kosovës. Ato do t’i deponojmë në kutinë ku deponohen dosjet e gjenocidit serb, për këtë i ftojë gjithë qytetarët që në atë kutinë të vazhdojnë në deponimin e dosjes. T’ia rikujtojmë ministres Schwarz se kush ka qenë agresori dhe kush ka qenë viktima. E dyta këtu e kam një dhuratë për ministren, të cilën e ka nga të rinjtë e PDK-së “Për ju që keni harruar se kë përfaqësoni”. Kjo ndoshta do t’i shërbej ministres Schwartz që t’ia kujtojmë se kë e përfaqëson. E ajo e përfaqëson dhe duhet ta përfaqësojnë Kosovën dhe jo Serbisë”, tha ai.

Pjesë e këtij aksioni ishte edhe deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila kërkoi shkarkimin e krye diplomates Gërvalla.

Hoxha: Do të kërkojmë vazhdimisht dorëheqjen e saj

“Ajo ka për detyrim ta ushqejë narrativen e shtetit të Kosovës për subjektivitetin e saj që shtetësia e Kosovës të marrë kuptimin e plotë të saj dhe jo të mbajë agjendën e Serbisë. Nëse ajo flet për viktimat e Kosovës duhet ta kuptoj se edhe akterët e gjallë që kanë bërë luftën e Kosovës janë po aq të rëndësishëm sa ata që nuk janë më në mesin tonë dhe kanë dhënë jetën e tyre për lirinë e Kosovës. Andaj i bëjë thirrje zonjës Schwarz që ta kuptoj detyrën përgjegjësinë dhe kompetencat që i ka për ta kryer punën e saj me dinjitet. Në të kundërtën ne normalisht do të kërkojmë vazhdimisht dorëheqjen e saj”, u shpreh ajo.

Pas vendosjes së grafiteve në objektin e MPJ-së, Policia e Kosovës shoqëroi në stacionin policor dy aktivistë të PDK-së.

***

Gjatë aksionit të Rinisë Demokratike të Kosovës para Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku u kërkua dorëheqja e ministres Donika Gërvalla, policia e Kosovës ka arrestuar dy aktivistë të kësaj partie.

Aktivistë nga rinia e Partisë Demokratike e Kosovës kanë mbajur me vete fotografitë e personaliteteve që po akuzohen në Hagë.

Përveç fotografive, aktivistët para ministrisë vendosën edhe një kuti ku shkruante “këtu deponohen dosjet e gjenocidit serb në Kosovë”.

Aktivistët e PDK-së thanë se nëse ministrja Gërvalla nuk i merr përsipër detyrat e saja si kryediplomate, do të kërkohet vazhdimisht dorëheqja e saj.

Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me një qëndrim në lidhje me zhvillimet në këtë aksion ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar menjëherë lirimin e tyre.

***

 

Rinia demokratike e Kosovës ka mbajtur një aksion para ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Aktivistë nga rinia e Partisë Demokratike e Kosovës kanë mbajur me vete fotografitë e personave që po akuzohen në Hagë.

Përveç fotografive, aktivistët para ministrisë vendosën edhe një kuti ku shkruante “këtu deponohen dosjet e gjenocidit serb në Kosovë”.

Aktivistët e PDK-së thanë se nëse ministrja Gërvalla nuk i merr përsipër detyrat e saja si kryediplomate, do të kërkohet vazhdimisht dorëheqja e saj.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat