Nënkryetari i LDK-së ka një mesazh për VV-në

Aktuale

Nënkryetari i LDK-së ka një mesazh për VV-në

Më: 13 maj 2021 Në ora: 21:46
Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Pejës dhe njëherit edhe nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka thënë në emisionin Pressing se është favorit për zgjedhjet lokale në Pejë.

Ai ka thënë se zgjedhjet lokale dallojnë nga zgjedhjet në nivel vendi.

VV fitoi zgjedhjet parlamentare me mbi 50% edhe në qytetin e Pejës, ndërkohë që Muhaxheri kishte fituar në zgjedhjet lokale më 2017 pa balotazh.

‘’VV fitoi në Pejë, por në zgjedhje lokale unë jam favoriti kryesor’’, tha ai.

Tutje ai edhe si sfidoi partitë tjera që t’i dalin në ‘’fushë të mejdanit’’.

 ‘’Shihemi në zgjedhje’’, ka shtuar shkurt Muhaxheri.

Muhaxheri është kryetar i Pejës që dy mandate. Zgjedhjet e para lokale ai i fitoi më 2013, ndërsa të dytat më 2017.

Tutje ai nuk e ka mohuar mundësinë që Agim Veliu dhe Haki Rugova të kandidohen përsëri në komunat e tyre respektive nëse i marrin votat e nevojshme dhe mbështetjen nga Kryesia e Këshilli i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat