Quni: Plani qeverisës ka ardhur me vonesë, jemi duke e studiuar atë

Aktuale

Quni: Plani qeverisës ka ardhur me vonesë, jemi duke e studiuar atë

Më: 14 maj 2021 Në ora: 20:47
Anton Quni

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka folur në lidhje me programin qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje.

Quni tha se janë në fazën e analizimit dhe studimit të këtij programi.

“Ne tani jemi duke analizuar planin qeverisës që ka ardhur me vonesë.

Ne do të bëjmë një lloj studimi dhe analize, gjithmonë duke i përgëzuar punët e mira të planifikuara, por edhe duke i kritikuar ato që nuk janë në interes momental. Unë personalisht jam duke e trajtuar më shumë çështjen e sigurisë.

Si profesionist i fushës qe jam, natyrisht qe i kam vërejtjet e mija“, tha ndër të tjera Quni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat