A është kandidat për kryetar të komunës së Prizrenit nga radhët e LDK-së? Flet Anton Quni

Aktuale

A është kandidat për kryetar të komunës së Prizrenit nga radhët e LDK-së? Flet Anton Quni

Më: 14 maj 2021 Në ora: 23:12
Anton Quni

Nënkryetari i parë i LDK-së, Anton Quni, nuk e ka konfirmuar kandidaturën për kryetar komunës së Prizrenit.

Quni, tutje shtoi deri në fund të Majit pritet të mësohen emrat e kandidatëve për kryetarë komunash nga LDK-ja.

“Kjo temë ende nuk është hapuar. Prandaj nuk e konfirmoj kandidimin. Ne jemi duke u marrë me konsolidimin e LDK-së, ngritjen e disa mekanizmave brenda partisë, unë jam përgjegjës për një regjion për vlerësim të situatës së partisë.

Është një nga faktorët që kryetari i degës të jetë edhe kandidat për kryetar, por mund të ketë përjashtime, nëse gëzojmë ndonjë kuadro të mirëfilltë. Deri në përfundim të majit, do të dihen shumica e kandidatëve për kryetarë”, tha ndër të tjerash Quni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat