Përpos 400 kilogramëve kokainë çka u gjet tjetër në aksionin e policisë?

Aktuale

Përpos 400 kilogramëve kokainë çka u gjet tjetër në aksionin e policisë?

Më: 18 maj 2021 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

400 kilogramë kokainë me vlerë prej 20 milionë eurosh është kapur në depon e një kompanie në Lipjan, pas një aksioni të koordinuar nga Policia e Kosovës, ajo italiane dhe shqiptare.

Lidhur me rastin shtatë persona janë të arrestuar.

Policia zbuluar detaje të reja lidhur me aksionin e zhvilluar.

Sipas njoftimit të policisë po ashtu në aksion pas kontrollit në disa lokacione të tjera janë gjetur edhe: 25 mijë e 925 euro para të gatshme, 200 denarë apo (3,23 euro), një veturë, dy revole, një TT dhe një tjetër me gas.

Po ashtu organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar edhe 50 copë fishekë të kalibrit 7.62, gjashtë telefona celularë, gjashtë kompjuter, dy llap top, katër DVR dhe një hard disc.

KRIM I ORGANIZUAR & POSEDIM , SHITJE E SUBSTANCAVE NARKOTIKE & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Lidhje e Prizrenit, Lipjan (NN) 17.05.2021-11:10. Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me narkotik në koordinim me policinë italiane dhe shqiptare, pas një hetimi të përbashkët gjatë kontrollit në depon e një kompanie kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë prej 400 kg, ndërsa gjatë kontrollit në disa lokacione tjera janë gjetur dhe sekuestruar: dy revole një TT dhe tjetra me gas, 50 copë fishekë të cal. 7.62 mm, 25925 € para kesh, 200 denar MK, një veturë, 6 telefona celular, 6 PC, dy llap top, katër DVR dhe një Hard Disc. Të gjitha veprimet janë ndërmarre në konsultim me gjyqtaren e procedurës paraprake dhe prokurorin e prokurorisë speciale. Shtatë të dyshuar meshkuj kosovar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat