Blerim Latifi “zbulon” çfarë i kishin thënë Shërbimet perëndimore të Inteligjences, UÇK-së në Tiranë – ky ishte qëllimi

Aktuale

Blerim Latifi “zbulon” çfarë i kishin thënë Shërbimet perëndimore të Inteligjences, UÇK-së në Tiranë – ky ishte qëllimi

Nga: N.Sh. Më: 18 maj 2021 Në ora: 14:20
Blerim Latifi

Profesori i filozofisë Politike, dhe ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Latifi ka shkruar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe qëllimin e saj.

Ai përmes një postimi në facebook, tregon se në Tiranë, pas fillimit të luftës në Kosovë, shërbime perëndimore të inteligjencës ishin takuar me përfaqësues të UÇK-së.

Sipas tij, aty u ishte kërkuar që për të mos u komprometuar UÇK-ja të mos bashkëpunorë me organizata islamike dhe të mos bënin veprime terroriste.

Ai shkruan se, UÇK-ja u dakordua me këto kërkesa dhe falë kësaj nuk u diskredita përkundër propagandës serbe.

Postimi i plotë:

Edhe njëherë për lirinë, qëllimet dhe mjetet

Kur kishte filluar lufta në Kosovë, shërbime perëndimore të inteligjencës ishin takuar me përfaqësues të UÇK'së në Tiranë. Atyre u ishte kërkuar që nëse UÇK do që lufta e saj të mos e komprementohet në sytë e publikut botëror, duhet të mos bashkëpunojë me organizata islamiste, siç kishin bërë në Bosnjë, të mos bënin veprime terroriste, të mos blinin armë nga narkotrafiqet dhe të mos targetonin popullatën civile.

UÇK nuk e kishte fare të vështirë të dakordohej me këto kërkesa, sepse, ato, në thelbin e tyre, përputheshin me vetë traditën morale shqiptare, dhe falë kësaj qëllimi për çlirimin e Kosovës nuk u diskreditua, edhe përkundër propagandës së madhe që bënte Serbia.

Gjithmonë është ditur se qëllimet e mira mund të diskreditohen krejt nga mjetet e këqija që zgjidhen për arritjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat