I këndoi Kuran, inicialet e Hoxhës që dhunoi 21 vjeçaren në Fushë Kosovë

Aktuale

I këndoi Kuran, inicialet e Hoxhës që dhunoi 21 vjeçaren në Fushë Kosovë

Nga: P.R Më: 18 maj 2021 Në ora: 20:51
ilustrim

Një 21-vjeçare dyshohet se është dhunuar sot nga një i dyshuar, i cili ishte  paraqitur si person që ndihmon njerëzit përmes këndimit të Kuranit, ndërkaq rasti ka ndodhur në banesën e tij në Fushë Kosovë. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është ndaluar për 48 orë i dyshuari për dhunim e një 21-vjeçareje në Fushë Kosovë.

Ndërsa, Policia e Kosovës ka konfirmuar se i dyshuari është R.S, një 28-vjeçar.

“Rasti dyshohet të ketë ndodhur në Fushë Kosovë në fillim të muajit maj të këtij viti ndërkaq është raportuar më datë 17.05.2021, në ndërlidhje me rastin e lëndimit të lehtë trupor i cili ka rrjedhur si pasojë e rastit të parë.

Me rekomandimin e prokurorit të shtetit rasti është cilësuar si dhunim dhe versioni i hetimit është ngritur mbi bazën e dyshimeve se i dyshuari R. S, 28 vjeç, i  vet thirrur si shërues alternativ & spiritual, duke shfrytëzuar rrethanat specifike të viktimës, ndaj të njëjtës ka kryer aktin e dhunimit”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se 28-vjeçari nuk është zyrtar i ndonjë bashkësie religjioze.

“Pas hetimit preliminar, policia ka arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh për procedim në fazën e mëtejme hetimore. Vlen të theksohet fakti se i njëjti nuk është zyrtar ndonjë  bashkësie religjioze”, thuhet në përgjigjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat