Albin Kurti e vë theksin tek Vuçiqi pas takimit: Kemi kriminelë të luftës në institucionet e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Aktuale

Albin Kurti e vë theksin tek Vuçiqi pas takimit: Kemi kriminelë të luftës në institucionet e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Më: 18 maj 2021 Në ora: 21:11
Albin Kurti

(E plotësuar 23:32) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohet për të diskutuar se si do të vazhdohet dialogu.

“Takimi do të jetë diku rrotull mesit të qershorit, nuk mund ta them saktësisht. Do të ketë takim për të diskutuar se si të vazhdohet me dialogu më tej, se cili do të jetë kapitulli i ri i këtij dialogu. Kemi nevojë ta dakordohemi për procesin përpara”, ka thënë Kurti.

“Duam dialog të përgatitur mirë, si palë të barabarta ku thelbi është që e ka thënë edhe Joe Biden se zgjidhja e ka emrin në formën togfjalëshit: njohje reciproke. Njoha reciproke do të kontribuonte shumë për paqen dhe sigurinë afatgjate në rajon”.

Image

Kurti ka thënë se për të nuk ka qenë dialogu prioritet as në fushatë dhe as në programin qeverisës.

Këto komente ai i ka bërë në konferencë për media pas darkës me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Bruksel.

Kemi kriminelë të luftës në institucionet e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtit, ka dhënë deklaratë për medie pas darkës ndërmjet liderëve të Ballkanit të Perëndimor, të mbajtur në Bruksel, e organizuar nga BE-ja.

Kurti ka thënë se BE-ja duhet t’i përmbahet tri vlerave, në mesin e të cilave është edhe ballafaqimi me të kaluarën. Ai ka shtuar se në shtete të Ballkanit Perëndimor ka ende “kriminelë të luftës dhe të paqes”, duke aluduar në udhëheqësit shtetëror të Serbisë.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund të ecin shumë më shpejt nëse i përmbahen 3 vlerave: demokratizimi, sundimi i ligjit – luftohen oligarkitë ne ekonomi dhe e treta ballafaqimin me të kaluarën, pra eliminohen nga skena politike e institucionale kriminelët e luftës e paqes. Edhe më tej, në Ballkanin Pernëdimor kemi edhe kriminelë të luftës dhe të paqes që dominojnë në institucione. Përgjegjësit për të cilët dhe shumë fajtorëve vazhdojnë të jenë të pajisur me pushtet”, ka deklaruar ai.

“Kësisoj, në rastin e Serbisë në vend që të vije presidenti, erdhi kryeministrja, por gjithashtu do të vazhdohet me këto takime, takimi i radhës do të mbahet në Ballkan në njërin prej vendeve do jetë vendi nikoqir”, ka njoftuar tutje Kurti.

Ai ka thënë se ka kërkuar liberalizimin e vizave në darkën e mbajtur, derisa ka përmendur edhe rritjen e ekonomisë nëpërmjet investitorëve që vijnë nga Evropa.

“Theksi ishte tek Ballkani Perëndimor tek Bashkimi Evropian për nevojen e afateve ne të ardhmen në mënyrë që sa më shpejt të gjitha vendet.. Unë kam vënë theksin në veçanti tek çështja e nevojës për liberalizim të vizave. Ne kemi nevojë edhe për investime në ekonomi, të cilat në përgjithësi e zvogëlojnë emigrimin dhe e ngrisin punësimin”, ka deklaruar shefi i ekzekutivit.

Albin Kurti: Dialogu do të ketë të ardhme më të mirë

Kryeministri i Kosovës në një lidhje direkte nga Brukseli ka folur pas darkës së përbashkët me krerët e Ballkanit Perëndimor.

Ai beson se dialogu do të ketë të ardhme më të mirë.

“Jam i bindur se dialogu do të ketë të ardhme më të mirë dhe jo ashtu siç ka qenë deri më tani. Pra dekadën e fundit”, tha ndër të tjera Kurti.

***

Kryeministri i Kosovës në një lidhje direkte nga Brukseli ka folur pas darkës së përbashkët me krerët e Ballkanit Perëndimor.

Ai beson se dialogu do të ketë të ardhme më të mirë.

“Jam i bindur se dialogu do të ketë të ardhme më të mirë dhe jo ashtu siç ka qenë deri më tani. Pra dekadën e fundit”, tha ndër të tjera Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thirrur konferencë për media pas përfundimit të darkës me liderët e rajonit.

Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi në Facebook nga zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai ka thënë se konferenca do të mbahet ne ora 23:00.

“Pas përfundimit të darkës tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Albin Kurti do të deklarohet për media nga Brukseli, duke filluar nga ora 23:00. Prononcimin e tij mund ta ndiqni drejtpërdrejt edhe në faqen e tij në Facebook”, ka shkruar ai. 

***

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur para medieve para darkës së punës në Bruksel, në të cilën shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrel i ka  ftuar liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Kurti në këtë konferencë theksoi se është dëm që rinia e Kosovës, e cila është shumë e talentuar, të përballet me regjim të vizave.

“Republika e Kosovës, është shtet me rini shumë të talentuar. Ata e shohin Bashkimin Evropian si mundësinë për të studiuar e punuar këtu dhe për t’u kthyer e për të kontribuar në vendin e tyre. Në këtë aspekt kemi nevojë për liberalizim të vizave. Jemi i vetmi vend në Evropë që kemi regjim të vizave që për të rinjtë tanë është një pengesë e madhe për të studiuar e për të bërë biznes. Shumica e popullsisë në Kosovë është rreth 30 vjeç dhe me rini aq të talentuar është dëm që të kemi këtë murin e izolimit”, u shpreh Kurti.

Ai u shpreh se do të krijojë kontakte me kolegët në Bruksel për të diskutuar për reformat në vendin tonë, por edhe për njohjet e reja.

“Si në çdo takim, konfirmojmë interesimin dhe gatishmërinë që të avancojmë në Bashkimin Evropian, e në të njëjtën kohë, ne diskutojmë këtu në Bruksel me shokët e kolegët se si të na ndihmojnë të bëjmë reforma në shtëpitë tona dhe anën tjetër, të kemi njohjen e pesë shteteve të cilat nuk na njohin”, theksoi Kurti.

Ai tha se “ne besojmë që BE-ja është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe progresit që nga Lufta e Dytë Botërore. Dhe, në shekullin e 21 ne duhet të mbrojmë Bashkimin Evropian dhe në të njëjtën kohë ne duhet të zhvillojmë lidhjet e brendshme mes shteteve dhe njerëzve, në mënyrë që të ndajmë më shumë vlera evropiane në njërën anë dhe mirëqenie e prosperitet për të gjithë njerëzit”, u shpreh Kurti.

“Në veçanti jemi të fokusuar të bëjmë më evropiane lidhjet mes shteteve të Ballkanit Perëndimor. Të bëjmë proces transparente te reformave dhe bashkëpunimit dhe në të njëjtën kohë të kemi më shumë investime në mënyrë që të punësojmë rininë, që në përgjithësi janë të papunë”, u shpreh Kurti.

“Do të shikoj që gjatë kësaj darke pune që të krijojë kontakte me liderët e tjerë dhe ndoshta për të udhëtuar më shpejt bashkë drejt BE-së, por edhe të afrohen më shumë njohjes së Republikës së Kosovës, që është në të mirë jo vetëm të vendit tonë por edhe paqen, sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë në Evropë”, tha Kurti.

Darka në Bruksel, kryeministri Kurti sonte deklarohet pas takimit të parë joformal me Vuçiqin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është duke e zhvilluar takimin e parë me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Në këtë darkën joformale në kryeqytetin e BE-së po marrin pjesë gjashtë liderë të rajonit në të cilën është thënë se do të bisedohen shumë gjëra.

Në takim ka qenë edhe presidenti i Sebrisë, Aleksandër Vuçiq, me të cilën Kryeministri Kurti është takuar për herë të parë.

E për atë se çka u bisedua e takimet që realizoi në Bruksel dhe rreth darkës së Borellit, pritet të deklarohet vetë Kryeministri Kurti pas takimit joformal me vesh nga burimet e saja reporter.

Paraqitja e Kurtit në nga Brukseli pritet te bëhet përballë gëzetarëve që po e percjellin zhvillimin nga atje.

Megjithatë kjo konferencë mund të shtyhet për shkak të angazhimeve të të parit të ekzekutivit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat