Pacolli, opozitës: Jemi zotuar që Qeveria Kurti do të vendos rregullin dhe ligjin në secilën ministri përfshirë edhe MPJ

Aktuale

Pacolli, opozitës: Jemi zotuar që Qeveria Kurti do të vendos rregullin dhe ligjin në secilën ministri përfshirë edhe MPJ

Nga: A.SH Më: 20 maj 2021 Në ora: 13:29
Fitore Pacolli

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka reaguar në lidhje me shkarakimin e ambasadorëve dhe konsujve të emruar politik. Ajo iu ka bërë me dije opozitës se, Qeveria Kurti do të vendos rregullin dhe ligjin në secilën ministri përfshirë edhe MPJ.

Sipas saj, MPJ nuk duhet të ndalet me kaq. Ajo do të vazhdoj kështu me shkarkim edhe me Konsuj të Përgjithshëm që janë emëruar jashtëligjshëm.

Postimi në Facebook:

Opozita po e kritikon Qeverinë Kurti për vendimin për kthim të disa prej diplomatëve.

E nderuar opozitë, nëse nuk e keni ditur po ua përkujtoj. Ne jemi zotuar që Qeveria Kurti do të vendos rregullin dhe ligjin në secilën ministri përfshirë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Është evidente dhe askush nuk mund ta mohoj që Ligji për Shërbimin e Jashtëm nuk është respektuar nga qeveritë e kaluara. Ligji parasheh që 50% e diplomatëve të jenë diplomatë të karrierës dhe 50% të jenë diplomatë politik. Qeverive të kaluara nuk iu ka mjaftuar 50% dhe diku 80% të diplomatëve kanë qenë të emëruar politik. Si rezultat e kësaj në shërbimin e jashtëm ka mungesë të theksuar të kuadrit profesional dhe diplomatë të karrierës dhe kjo i ka kushtuar shumë shtetit të Kosovës.

Vendimi për kthimin e disa diplomatëve do ta ndryshoj këtë. Edhe Qeveria Kurti do ta tejkaloj kuotën 50% por duke emëruar më shumë diplomatë të karrierës sesa politik.

MPJ nuk duhet të ndalet me kaq. Të vazhdoj kështu edhe me Konsuj të Përgjithshëm që janë emëruar jashtëligjshëm.

Opozitën duhet ta kuptojmë. E ka të vështirë ta pranoj që ka ndodhur një ndryshim i madh në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat