Me flamuj e pankarta: Marshohet në Prishtinë në përkrahje të Izraelit, kundër Hamasit

Aktuale

Me flamuj e pankarta: Marshohet në Prishtinë në përkrahje të Izraelit, kundër Hamasit

Më: 21 maj 2021 Në ora: 15:18
Marshi

Në Prishtinë është mbajtur sot marshi pro-Izraelit.

Një javë pas mbajtjes së marshit protestues pro Palestinës, një i tillë, vetëm tani pro Izraelit është mbajtur sot në Prishtinë.

Në tubimin e sotëm është vërejtur një numër shumë më i vogël i pjesëmarrësve.

Marshuesit mbanin në duar pankarta të ndryshme si dhe flamuj të Izraelit.

Organizatorët thanë se qëllimi nuk është të përçohen mesazhe të dhunës, por të paqes, kundër siç i quajtën ata, terroristëve të Hamasit.

Ndryshe,  Izraeli dhe Hamasi u pajtuan mbrëmë për një armëpushim që hyri në fuqi në orën 02:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat