“Mashtrues, demagog”, Berisha sulmon Kurtin: Hapi i parë i Albinit për afrimin e Kosovës me Serbinë

Aktuale

“Mashtrues, demagog”, Berisha sulmon Kurtin: Hapi i parë i Albinit për afrimin e Kosovës me Serbinë

Nga: A.Zh Më: 21 maj 2021 Në ora: 21:21
Albin Kurti

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin (unanimisht) për lëvizjen e lirë me Bosnjën e Hercegovinën me letërnjoftime biometrike.

E këtë vendim, ish-deputeti i Nismës Zafir Berisha, e sheh si hap të parë të Kurtit për afrimin e Kosovës me Serbinë, përcjell Bota sot.

Berisha teksa e ka quajtur “demagog” dhe “mashtrues ordiner” kryeministrin Kurti, ka thënë se ai ka mashtruar duke kundërshtuar një ide të tillë, ndërsa tani e nënshkruan atë “pa fije turpi”.

Reagimi i Berishës në Facebook:

Hapi i parë i Albinit të afrimit të Kosovës me Serbinë në vend të afrimit me Evropën!

Vendimi nr 03/12 i dt 21.05.2021 i qeveris Kurti për “minishengenin ballkanik” më kujtoj një fjalë të Kadri Veselit kur i është drejtuar Albinit në Kuvendin e Kosovës “ti ki me kthy Serbinë në Kosovë...”!

Ky demagog dhe mashtrues ordiner nuk ka lënë gjë pa bërë sa ishte në opozitë, duke i mashtruar rininë e padjallëzuar në kauza të rrejshme, duke kundërshtuar edhe një ide që pat qarkulluar për lëvizje të lirë në kuadër të disa vendeve të Ballkanit, ndërsa sot pa fije turpi nënshkruan një vendim të tillë!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat