Limaj për Masakrën e Dubravës: Kryerësit e këtij krimi të tmerrshëm kanë emër dhe mbiemër

Aktuale

Limaj për Masakrën e Dubravës: Kryerësit e këtij krimi të tmerrshëm kanë emër dhe mbiemër

Më: 22 maj 2021 Në ora: 14:24
Fatmir Limaj

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kujtuar 22 vjetorin e masakrës së Dubravës.

Limaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se para 22 viteve në Burgun e Dubravës u vranë mbi 160 të burgosur dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.

Postimi i plotë i Limajt:

22 vite më parë  ushtria dhe policia serbe kryen një nga krimet më monstruoze mbi të burgosurit në Burgun e Dubravës.

Aty u vranë mbi 160 të burgosur dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.

Në mesin e të mbijetuarve të kësaj masakre ishte edhe vëllai im, Demiri, miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi, Ekrem Kastrati, Ali Xhyliqi, si dhe shumë idealistë e atdhetarë të shquar të çështjes kombëtare.

Pavarësisht se kryerësit e këtij krimi të tmerrshëm kanë emër dhe mbiemër dhe janë të njohur për të gjithë, për këtë krim askush nuk është dënuar.

Drejtësia duhe ta thotë fjalën e vet dhe kryesit e këtyre krimeve të marrin dënimin e merituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat