​BE dhe UNDP vazhdojnë të ndihmojnë më të cenuarit nga COVID-19 në Kosovë

Aktuale

​BE dhe UNDP vazhdojnë të ndihmojnë më të cenuarit nga COVID-19 në Kosovë

Më: 23 maj 2021 Në ora: 16:52
​BE dhe UNDP

Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojnë zyrtarisht nesër veprimin e përbashkët për të ndihmuar qytetarët veçanërisht të prekur nga pandemia COVID-19.

Projekti i Ndihmës Humanitare (HAP) i financuar nga BE, i implementuar nga UNDP, do të sigurojë burime njerëzore shtesë për qendrat e punës sociale në të gjithë Kosovën, përkatësisht 40 vullnetarë të OKB-së/punonjës socialë dhe mbështetje të përkohshme për rreth 7.500 familje që jetojnë në varfëri të skajshme duke shpërndarë çdo muaj, gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, kuponë për ushqim, higjienë dhe artikuj të tjerë të nevojshëm nga muaji maj 2021.

Në lansimin e programit të kuponëve për familjet në nevojë dhe angazhimi i vullnetarëve të OKB-së, do të marrin pjesë Tomas Szunyog, shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/përfaqësues i posaçëm i BE-së, Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë dhe përfaqësues të tjerë të zyrës së BE-së, UNDP-së, UNV-së dhe institucioneve të Kosovës.

Ndryshe, që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus, UNDP në Kosovë, si agjenci kyçe e Ekipit të OKB-së në Kosovë (UNKT), është duke mbështetur qytetarët dhe institucionet e Kosovës që të përgatiten, t'i përgjigjen dhe të rimarrin veten nga pandemia duke u përqendruar veçanërisht në më të prekurit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat