Çun Lajçi reagon ashpër ndaj kritikave për Kurtin: Keni ba turr pa pas ku me kcy!

Aktuale

Çun Lajçi reagon ashpër ndaj kritikave për Kurtin: Keni ba turr pa pas ku me kcy!

Nga: M.H. Më: 26 maj 2021 Në ora: 15:01
Çun Lajçi

Aktori shqiptar Çun Lajçi përmes një postimi në facebok ka reaguar në lidhje me kritikat që po i bëhen Kurtit për reciprocitet.

Ai shton se ka votuar për Kurtin dhe do ta votojë nëse duhet edhe tri herë tjera, përcjell “Bota sot”.

Më tej, Lajçi ju drejtohet atyre që po kritikojnë Kurtin duke iu thëne se pse kurrë nuk u pajtuar me të vërtetat që i ka thënë gjithmonë për Specialen, Demarkacionin, për Zajednicën, e shkëmbim teritorësh duke shtuar pse turreni pa pas ku me kcye?

Ndër të tjera thotë se Kurti reprocitetin e përdorë kur t’i thot baba Biden!

Postimi i plotë

Keni ba turr pa pasë ku me kcye

Unë e kam votua Albinin dy herë, e do ta votoj edhe tri tjera, prandaj e marr guximin me ia thanë dyshimin tim për shumëçka, ani që s’e njoh e s’me njeh!

Por ju, që kurrë s’u pajtuet as me t’vertetat e tij për Specialën, Demarkacionin, për Zajednicën, e shkëmbim teritorësh, pse turreni pa pasë ku me kcye?

Ai njiherë iu ndëgjoi dhe sharroi! E cytët për reciprocitet dhe u turrët e kcyet n’Amerikë! E alarmuet Grenellin: Na prishi me babën ky kopili, dhe e rrëzuet!

Tash pritni, se s’asht kopil ma, po stërkopil, që s’e mashtroni as me reprocitet, as me dialog, as me nismat rajonale! Tani ai asht Ametikë, e ju prita t’errta sokaqeve!

Reprocitetin e përdorë kur t’i thot baba Biden!

A po Albin?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat