Hoxhaj i PDK-së tregon se pse e refuzoi ftesën e kryeministrit Kurti për takim

Aktuale

Hoxhaj i PDK-së tregon se pse e refuzoi ftesën e kryeministrit Kurti për takim

Më: 26 maj 2021 Në ora: 21:14
Albin Kurti dhe Enver Hoxhaj

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës ka zhvilluar takime me krerët e partive opozitare për të diskutuar në lidhje me dialogun me Serbinë.

Të martën ai u takua me kryetarin e Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ndërsa sot u takua me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Mirpo Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën e kryeministrit për takim.

Enver Hoxhaj, kryetar në detyrë i PDK-së në emisionin “CONTEXT” në ATV tha se nuk kanë mund ta marin pjesë në takim sepse Kurti nuk ka sqaruar qëllimet e tij në dialog.

“Qëndrimi jonë ka qenë mëse i qartë. Nëse Z.Kurti do të bënte të platëformë ku ne do t’i shihnim qëllimet e Kurtit për dialogun me Serbinë, nëse do t’i prezentonte afatet kohore natyrisht se ne do t’i përgjigjeshim pozitivisht.

Letra që Albini ka dërguar nuk e përmend dialogun fare, por fol për tema të interesit madhorë dhe nuk i drejtohet me emër.

Temat për të cilet na ka ftuar nuk e kemi parë të rrugës që të marim pjesë”, ka thënë ai.

Sa i përket takimit të radhës për dialogun që pritet të mbahet në qershor, Hoxhaj tha se nuk është i përgaditur politikisht, as në planin përmbajtësor as në planin diplomatik.

Hoxhaj po ashtu tha se Kurti duhet të kordinohet më mirë me amerikanët dhe evropianës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat