Ferat Shala: Vetëm15 minuta para vendimit, kryeministri e ndaloi kthimin e 1500 hektarëve tokë në pronësi të shtetit

Aktuale

Ferat Shala: Vetëm15 minuta para vendimit, kryeministri e ndaloi kthimin e 1500 hektarëve tokë në pronësi të shtetit

Më: 27 maj 2021 Në ora: 10:55
Ferat Shala

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mos lejimin e kthimit të aseteve nacionale.

Ai ka thënë se në ditën kur ka qenë duke u marrë një vendim i rëndësishëm për kthimin e aseteve shtetërore, kryeministri Kurti ka marrë vendim ta ndalojë procesin.

“Si ndodhi që në ditën kur ishte duke u marrë vendim kaq i rëndësishëm për kthimin e 1500 hektarëve tokë në pronësi të shtetit, kryeministri Kurti me një e-mail, 15 minuta para vendimit për kthimin e 1500 hektarëve tokë, e ndalon procesin me ç’rast edhe nuk merret vendimi.

Tash vjen edhe kryeministri dhe dua ta pyes a ka pasur njohuri për këtë proces, pasi që ai vetë ka thënë se është për kthimin e aseteve shtetërore që janë shitur”, ka thënë Shala në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat