“Ata dinë me ba llugë e me fshi hajninë”/ Çun Lajçi mbron Kurtin: Duhesh me pre, jo me korrë!

Aktuale

“Ata dinë me ba llugë e me fshi hajninë”/ Çun Lajçi mbron Kurtin: Duhesh me pre, jo me korrë!

Nga: N.Sh Më: 27 maj 2021 Në ora: 18:12
Çun Lajçi dhe Albin Kurti

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka mbrojtur kryeministrin Albin Kurti dhe ka kritikuar opozitën.

Lajçi përmes një postimi në Facebook, thotë se Kurti sot foli mençëm kur tha se do të shuhet AKP-ja.

Sipas tij, Kurti duhet me pre e jo me korrë.

Ai ka kritikuar edhe opozitën për të cilën thotë se ata din me i mbrojnë veç hajnitë.

Postimi i plotë:

Kryeministër

Shkurt e trup!

Sot mu duk se fole mençëm: Do t'shuhet AKP-ja, dhe ta pranova pse aq shumë e don vetveten! 

Ani pse thonë s'asht ves i mirë.

Po.

Duhesh me pre, jo me korrë, se shqiptarët, njiherë kanë qejf me i kapë kashtat me dorë, e mandej me ba dert a me iu ra drapën, a me i pre me kosë.

E shiu s'pret.

Besa s'presin as korbat me i mbushë gushat kokërra!

Jemi mësua m'e fshi lamën njiherë, e mandej çka t'mbetët me shti n'kosh.

E hajnia ashtu s'merr fund!

Prandaj këta t'bekuemit kërkojshin me lanë grunin arave, (deri t'lidhën duqtë, demek të ndryshohen ligjet) por edhe të ngihen korbat, e mandej me ndrrua farën!

Ti çdo herë pyeti dhe mos u tremb nga përgjigjet, se ata vetëm nji gja e dinë: Si me ba llugë e me i fsheh hajnitë.

Me kosë e zeza prehet, nëse don me bi bima e mirë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat