Hoxhaj: Shaqir Totaj do ta kthejë qytetin në rrugën e zhvillimit pas 4 vitesh stagnim

Aktuale

Hoxhaj: Shaqir Totaj do ta kthejë qytetin në rrugën e zhvillimit pas 4 vitesh stagnim

Më: 29 maj 2021 Në ora: 13:49
Shaqir Totaj dhe Enver Hoxhaj

(E plotësuar 14:45) - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj sot ka zyrtarizuar kandidaturën e Shaqir Totajt për kryetar të komunës së Prizrenit.

Në një konferencë për media të mbajtur në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit, Hoxhaj ka thënë se sot po nisë një epokë e re për Kosovën dhe për Prizrenin, sepse ky qytet që është ndër më të rëndësishmit pas Prishtinës dhe ura lidhëse mes dy kryeqyteteve shqiptare udhëhiqet nga një kryetar që gjumin nuk e bën këtu.

Ai ka thënë se Prizrenit i duhet një kryetar që punon 24 orë për qytetin pa u ndalur, pas 4 vitesh stagnim, degradim, ankesa dhe asnjë punë e mirë për Prizrenin.

Hoxhaj: PDK ndërton e punon, kurse VV-ja rrënon e abuzon

“Së bashku, pa frikë dhe me mendje të hapur sot mund të krahasojmë dy modele të qeverisjes këtu në Prizren sepse dallojnë si nata me ditën. E këtë gjë nuk mund ta bënin para 4 vitesh, kur Vetëvendosja nuk ishte provuar në pushtet. Por sot pamjet janë të qarta si kristali sepse PDK ndërton e punon, kurse VV-ja rrënon e abuzon! Kurrë nuk ka qenë më i mjerë arsimi në Prizren, se sa në këto katër vitet e fundit, me dështim total të organizmit të procesit mësimor, jo vetëm për shkak të pandemisë, por për shkak të paaftësisë së kryetarit të komunës. Asnjëherë nuk ka qenë më i degraduar se sot mjedisi, me më shumë bërllog e papastërti. Më me shumë ndërtesa pa leje të ndërtimit dhe mbi të gjitha një qeverisje pa ide, pa vizion. Asnjëherë nuk ka qenë Qendra Historike e Prizrenit, një qendër kaotike që është sot. E cila në vend që të tërheq turistë më shumë largon edhe për shkak të parkingjeve të shtrenjta dhe mos menaxhimit të mirë të Qendrës Historike të Prizrenit”, ka theksuar Hoxhaj.

Ai ka thënë se Prizrenit i duhet një kryetar si Shaqir Totaj që ka jo vetëm vullnetin e vizionin, që nuk shantazhohet nga askush dhe për asgjë, një kryetar që jeton dhe i ndan bashkë me qytetarët e Prizrenit të mirat dhe të këqijat.

Hoxhaj: Garancë për ta rikthyer Prizrenin në binar të zhvillimit është Shaqir Totaj

“Garancë për ta rikthyer Prizrenin në binar të zhvillimit dhe të përparimit është bashkëqytetari juaj dhe miku im Shaqir Totaj. Por në këtë ngjarje promovuese që e kemi në Prizren për Shaqën ne sot si PDK p oashtu e fillojmë një proces të shpalljes së kandidaturave për kryetarë të komunave nga PDK në nivel të vendit”, ka përfunduar Hoxhaj.

Ndërsa, kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit nga radhët e PDK-së, njëherësh kryetar i Degës së PDK-së në Prizren dhe nënkryetari i partisë, Shaqir Totaj ka falënderuar kryetarin Hoxhaj dhe partinë për besimin e dhënë.

Ai ka thënë se nën udhëheqjen e PDK-së, Prizreni do të jetë një model i një qeverisjeje të mirë lokale për qytetarët e tij.

Totaj: Jemi dëshmitarë të një zhgënjimi të qytetarëve të Prizrenit

“Jemi dëshmitarë të një zhgënjimi të qytetarëve të Prizrenit, zhgënjim i cili ka ardhë pas premtimeve të mëdha dhe pas mungesës së performancës së pushtetit lokal. Kemi pas rënie të standardeve, kemi pas mungesë të performancës pothuajse në çdo. Jemi dëshmitarë të degradimit të qytetit të Prizrenit, të rënies së hijes së atraktivitetit të këtij qyteti. Kandidatura ime do të jetë kandidaturë përtej një partie, do të jetë një kandidaturë e qytetit të Prizrenit e cila bazohet në vizion qytetar për kthim të reputacionit, prestigjit dhe përmirësim të kualitetit të jetës në Prizren.”, ka thënë Totaj.

***

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj sot ka zyrtarizuar kandidaturën e Shaqir Totajt për kryetar të komunës së Prizrenit.

Në një konferencë për media të mbajtur në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit, Hoxhaj ka thënë se sot po nisë një epokë e re për Kosovën dhe për Prizrenin, sepse ky qytet që është ndër më të rëndësishmit pas Prishtinës dhe urë lidhëse mes dy kryeqyteteve shqiptare udhëhiqet nga një kryetar që gjumin nuk e bën këtu.

Ai ka thënë se Prizrenit i duhet një kryetar që punon 24 orë për qytetin pa u ndalur, pas 4 vitesh stagnim, degradim, ankesa dhe asnjë punë e mirë për Prizrenin.

“Së bashku, pa frikë dhe me mendje të hapur sot mund të krahasojmë dy modele të qeverisjes këtu në Prizren sepse dallojnë si nata me ditën. E këtë gjë nuk mund ta bënin para 4 vitesh, kur Vetëvendosja nuk ishte provuar në pushtet. Por sot pamjet janë të qarta si kristali sepse PDK ndërton e punon, kurse VV-ja rrënon e abuzon! Kurrë nuk ka qenë më i degraduar arsimi në Prizren, me dhjetëra shkolla që ankohen çdo ditë për mungesë arsimtarësh e organizimi për ofrimin e mësimit të mirëfilltë. Kurrë nuk ka qenë më i dergraduar se sot mjedisi, me më shumë bërllog e papastërti në rrugët e lumenjtë e qytetit. Qendra Historike e Prizrenit është kthyer në një Qendër Kaotike dhe të parregullt ku përzihen nga ky pushtet i mashtrimit edhe ata pak turistë për shkak të parkingjeve të shtrenjta dhe mungesës së hapësirës. Dhjetëra aktakuza për drejtorët komunal e shumë denoncime për afera milionëshe e abuzime me paratë e qytetarëve të Prizrenit.”, ka theksuar Hoxhaj.

Ai ka thënë se Prizrenit i duhet një kryetar si Shaqir Totaj që ka jo vetëm vullnetin e vizionin për të punuar, por që nuk shantazhohet nga askush dhe për asgjë, një kryetar që jeton dhe i ndan bashkë me qytetarët e Prizrenit të mirat dhe të këqijat.

“Unë jam garancia e kësaj kandidature – që Shaqa do ta ketë gjithë mbështetjen për të qeverisur i papenguar nga askush. Sepse para 4 vitesh, Shaqa ishte vërtetë kandidat i PDK-së për kryetar por sot ai është një kandidat i qytetit dhe i të gjithëve pa dallim. Shaqa është pakrahasimisht alternativa më e mirë. Ai është një personalitet që tejkalon kufijtë partiak dhe një mundësi e mirë për bashkim qytetar për ti dhënë Prizrenit kryetarin që ka nevojë dhe atë që e meriton. Shaqa është një figurë që është rritur bashkë me Prizrenin dhe më mirë se secili ia di dhimbjen, traditën, historinë por edhe kërkesat. Prandaj, Shaqa, kryetari ynë i ardhshëm, është garancia ime, garancia e të gjithë neve, për ta kthyer Prizrenin në rrugën e drejtë të zhvillimit e përparimit.”, ka përfunduar Hoxhaj.

Ndërsa, kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit nga radhët e PDK-së, njëherësh kryetar i Degës së PDK-së në Prizren dhe nënkryetari i partisë, Shaqir Totaj ka falënderuar kryetarin Hoxhaj dhe partinë për besimin e dhënë.

Ai ka thënë se nën udhëheqjen e PDK-së, Prizreni do të jetë një model i një qeverisjeje të mirë lokale për qytetarët e tij.

“Jemi dëshmitarë të një zhgënjimi të qytetarëve të Prizrenit, zhgënjim i cili ka ardhë pas premtimeve të mëdha dhe pas mungesës së performancës së pushtetit lokal. Jemi dëshmitarë të degradimit të qytetit të Prizrenit, të rënies së hijes së atraktivitetit të këtij qyteti. Kandidatura ime do të jetë kandidaturë përtej një partie, e cila bazohet në vizion qytetar për kthim të reputacionit, prestigjit dhe përmirësim të kualitetit të jetës në Prizren.”, ka thënë Totaj.

***

Partia Demokratike e Kosovës e ka zyrtarizuar Shaqir Totajn kandidat për kryetar të komunës së Prizrenit.

Totaj i cili është edhe kryetar i Degës së PDK-së në Prizren, e ka marrë besimin e Kryesisë së partisë për të udhëhequr me Prizrenin në katër vitet e fundit.

Këtë zyrtarizim, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se është një ditë e veçantë për partinë dhe për Prizrenin.

Ai ka thënë se ka ardhur koha që Prizrenin ta kthejnë në binarët e përparimit.

“Sot është një ditë e veçantë dhe hapja e një epoke të re për PDK-në dhe për qytetin e Prizrenit. Jam i lumtur që jemi sot në një ditë kaq të bukur në Prizren para një shtëpie më të rëndësishme të shqiptarisë, në ndërtesën e Lidhjes së Prizrenit. Jam i lumtur që në këtë takim shohë shumë qytetarë të Prizrenit që kanë ardhur në këtë takim promovuese, sepse e duan qytetin e Prizrenit, pastërtinë, shëndetësisë dhe arsimimin më të mirë në Prizren. Natyrisht që unë jam këtu që të ju ftoj të gjithë juve që të bashkohemi dhe ta kthejmë Prizrenin në binar të përparimit”, ka thënë Hoxhaj.

Ndër të tjera, Hoxhaj tha se Prizrenit i duhet një kryetarë që u është pranë 24 orë qytetarëve.

“Kësaj komune i duhet një kryetar që i është pranë 24 orë, qëndron në Prizren dhe është pranë çdo kategorie të qytetit. Sot jam në Prizren që në emër të strukturave të PDK-së, që para jush ta shpalli zyrtarisht, Shaqir Totajn, si kandidat dhe kryetar të ardhshëm të komunës së Prizrenit”, ka thënë Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat