Kurti deklarohet pas takimit me Osmanin, flet për datën e zgjedhjeve dhe përballjen e parë me Vuçiqin

Aktuale

Kurti deklarohet pas takimit me Osmanin, flet për datën e zgjedhjeve dhe përballjen e parë me Vuçiqin

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 14:33
Albin Kurti

(E plotësuar 14:48) - ​Kurti: Takimi me Vuçiq është për dialogun e ardhshëm, jo vazhdim i mëhershëm

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se takimi me presidentit serb Aleksandar Vuçiq është për vendosjen e kapitullit të ardhshëm për dialogun, e jo vazhdim i dialogut të mëhershëm.

Kreu i qeverisë tha se para takimit të tij të parë me Vuçiq do të mbajnë një seancë në Kuvendin e Kosovës për diskutimin e marrëveshjeve të kaluara dhe zbatimin e tyre.

Kurti: Është takim për dialogun e ardhshëm, s’është vazhdim i dialogut të mëhershëm

“Do të kemi edhe një diskutim në Kuvendin e Republikës lidhur me gjendjen e deritanishme të dialogut të kaluar, sepse duhet të shohim ku ndodhim sa i përket marrëveshjeve të dikurshme, zbatimit dhe ndikimit të tyre. Ndërkaq, takimi në Bruksel nuk është vazhdim i dialogut, por është takim i parë, ku për herë të parë do ta kem përballë presidentin e Serbisë, me të cilin nuk jam takuar asnjëherë në jetë, nëse përjashtojmë tryezën me mbi 30 veta në shkurt 2020 në Munih të Gjermanisë. Ky është takim i parë dhe aty mund të shohim çfarë mund të ketë kapitulli i ardhshëm i dialogut. Është takim për dialogun e ardhshëm, nuk është vazhdim i dialogut të mëhershëm”, tha ai.

Këto komente, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje i bëri pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për mbajtjen e datës për zgjedhje lokale.

Ai, para gazetarëve tha se më herët që mbahen zgjedhjet, aq më mirë është, por sipas gjitha gjasave të njëjtat do të mbahen në muajin tetor.

Kurti: Zgjedhjet lokale të mbahen në tetor

“Konsiderojmë që muaji tetor është muaji kur do të duhej të mbaheshin zgjedhjet. Për neve si LVV, meqenëse në këtë takim isha në cilësinë e kryetarit, sa më herët zgjedhjet aq më mirë është. Por presidentja do t’i takojë edhe kryetarët e partive të tjera dhe në fund të përcaktojë një datë shumë të rëndësishme edhe për demokracinë në republikën tonë, por edhe qeverisjen komunale”, tha ai.

I pyetur për kandidaturën e Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën, Kurti tha se atë e cakton Këshilli i Qendrës së partisë në kryeqytet.

Kurti: Këshilli i Qendrës së LVV në Prishtinë e vendos një gjë të tillë

“Këshilli i Qendrës së LVV në Prishtinë e vendos një gjë të tillë, nuk më takon mua. Madje kryesia e LVV-së nuk e bënë një përcaktim të tillë. Do të ketë proces të brendshëm në përputhje me statutin”, tha Kurti.

***

 Kryeministri Albin Kurti në cilësinë e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje sot ka takuar Presidenten Vjosa Osmani, për të folur rreth datës së zgjedhjeve lokale.

Në konferencën për media pas takimit me Osmanin, Kurti është pyetur nga gazetarët se kush do të jetë kandidat i VV-së për kryetar të Prishtinës.

Kurti deklaroi se këtë e vendos Këshilli i Qendrës së VV-së në Prishtinë.

“Këshilli i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë e vendos një gjë të tillë, nuk më takon mua si kryetar, madje as Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje nuk e bën një gjë të tillë. Do të ketë process të brendshëm në përputhje me statutin dhe me siguri që do ta kemi emrin që ne duam e I duhet kryeqytetit”, ka deklaruar Kurti.

Ndryshe, tashmë LDK, PDK dhe AAK kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre për Prishtinën.

Nga LDK-ja do të jetë Përparim Rama, nga PDK Uran Ismaili ndërkaq nga AAK Daut Haradinaj.

***

Kryeministri Albin Kurti tha se takimi në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, nuk do të jetë takim i vazhdimit të dialogut. Këtë deklaratë ai e tha pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ku u diskutua për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

“Unë kam takuar dy prej kryetarëve të tre partive opozitare, përveç kësaj do ta kemi një diskutim në Kuvend lidhur me gjendjen e deri tanishme të procesit të dialogut. Në takimin që do vazhdohet në Bruksel nuk është takim i vazhdimit të dialogut është takim i parë me të cilën për herë të parë ta kem përballë presidentin e Serbisë me të cilin nuk jam takuar asnjëherë në jetë për veç në drekën zyrtare. Ky është takim i parë dhe aty mund të shohim se cili mund të jetë kapitulli i ardhshëm”.

Kurti tha se muaji tetor është më i përshtatshmi për mbajtjen e zgjedhjeve.

Tutje, Kurti tha para gazetarëve se ende nuk kanë vendosur për kandidatin e kësaj partie për komunën e Prishtinës.

“Pasi që me 22 tetor të 2017 u patën mbajtur zgjedhjet lokale, konsiderojmë që muaji tetor është muaji kur do të duhej të mbaheshin zgjedhjet. Sa më herët zgjedhjet aq më mirë është.”

“Nuk më takon mua si kryetar, do të ketë proces te brendshëm në përputhje me statusin, ne do ta kemi emrin që i duhet kryeqytetit”.

Kurti për datën e zgjedhjeve lokale: Sa më herët aq më mirë

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani për përcaktimin e një date për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në vjeshtë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se “sa më herët që ato të mbahen, aq më mirë”.

“Në 38 komunat e Kosovës sivjet do të ketë zgjedhje dhe ato janë tejet të rëndësishme meqenëse jo veç qeverisja qendrore por edhe ajo lokale ndikon në jetën e mirë të cilën e meritojnë qytetarët e vendit.

Për ne sa ma herët aq më mirë.

Gjithçka tregon se sikurse para katër vitesh edhe sivjet tetori do të jetë muaji i zgjedhjeve”, ka thënë ai për mediat, teksa nuk ka treguar se kush do të jetë kandidat i VV-së për kryetar të Prishtinës.

***

Kryeministri Albin Kurti pas takimit me presidenten Vjosa Osmani tha se muaji tetor është më i përshtatshmi për mbajtjen e zgjedhjeve.

Ai tha se është më mirë që sa më herët të mbahen zgjedhjet.

Tutje, Kurti tha para gazetarëve se ende nuk kanë vendosur për kandidatin e kësaj partie për komunën e Prishtinës.

“Pasi që me 22 tetor të 2017 u patën mbajtur zgjedhjet lokale, konsiderojmë që muaji tetor është muaji kur do të duhej të mbaheshin zgjedhjet. Sa më herët zgjedhjet aq më mirë është.”

“Nuk më takon mua si kryetar, do të ketë proces te brendshëm në përputhje me statusin, ne do ta kemi emrin që i duhet kryeqytetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat