Dënimi me burgim të përjetshëm, reagon Presidentja Osmani: S’ka më dyshime se qëllimi i Millosheviçit dhe Mlladiçit ishte gjenocidi

Aktuale

Dënimi me burgim të përjetshëm, reagon Presidentja Osmani: S’ka më dyshime se qëllimi i Millosheviçit dhe Mlladiçit ishte gjenocidi

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 22:19
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vendimit të Tribunalit të Hagës për burgimin e përjetshëm të kriminelit Ratko Mlladiq, duke thënë se ai bashkë me “Kasapin e Ballkanit” kishin për qellim gjenocidin.

“Kur shohim një verdikt të tillë sikurse ky i sotit, njerëzit dhe familjet që përjetuan vuajtjet e parrëfyera nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit do ndjehen një hap më pranë drejtësisë. Nuk ka tashmë dyshime se qëllimi i Millosheviqit, Mlladiqit e të tjerëve që ishin pjesë e atij regjimi, ishte gjenocidi”, ka thënë ajo në llogarinë e saj zyrtare në ‘Twitter’.

Ajo në reagim ka cituar edhe fjalët e presidentit amerikan, Joe Biden, i cili tha se “drejtësia dhe pajtimi janë themeli për arritjen e paqes dhe stabilitetit”.

“Ky gjykim do të hyjë në histori si një rast i rrallë kur vihet drejtësia, ndonëse rajoni ka një rrugë të gjatë për të bërë që të sigurohet drejtësia për të mbijetuarit e tjerë dhe familjet e të zhdukurve”, ka shtuar tutje ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat