Haradinaj akuzon me emra 3 ministrat e Qeverisë Kurti: Janë hajna

Aktuale

Haradinaj akuzon me emra 3 ministrat e Qeverisë Kurti: Janë hajna

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 21:44
Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj disa ministrave të Qeverisë Kurti 2.

Haradinaj tha se Ministrat Aliu, Sveçla dhe Haxhiu, janë hajna.

“Ministrat Liburn Aliu, Xhelal Sveçla, Albulena Haxhiu janë hajna. Ata duhet të jenë në burg”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për deklaratat që ka bërë në Kuvend në drejtim të kryeministrit Albin Kurti.

Ai thotë se nuk ka mundur të heshtë ndaj përgjithësimeve që kishte bërë Albin Kurti në Bruksel sa i përket kriminelëve të luftës në Ballkan.

“Kurti nuk e ndau Kosovën nga ajo deklaratë. Unë si ish-kryeministër nuk mund të mos e vlerësojë drejtë dëmin që kjo deklaratë i bënë Kosovës…Kurti foli me gjuhën e njëjtë për pjesëmarrësit në luftëra si për Mlladiqin, si për Serbinë si për mua”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat