Shkarkimi i Agim Veliut, reagon Isa Mustafa, ja çfarë thotë

Aktuale

Shkarkimi i Agim Veliut, reagon Isa Mustafa, ja çfarë thotë

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 21:13
Isa Mustafa dhe Agim Veliu

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbrëmë ka vendosur që kryetar i Degës së LDK-së, e po ashtu edhe kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës të jetë, Ekrem Hyseni.

E, me vendosjen  e Hysenit në pozitën e kryetarit të degës së LDK-së, Agim Veliu nuk do të jetë më kryetar i kësaj dege.

Për këtë vendim të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur ish- kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Mustafa, ka thënë se nuk e ka të qartë atë që ka ndodhur mbrëmë.

Madje ka shtuar se kjo nuk i bën aspak mirë LDK-së, dhe është një komplikim i situatës.

“Nuk e kam as vet të qartë se çfarë ka ndodhur në rastin e Podujevës. Është një komplikim pa nevojë i situatës atje që nuk i bën mirë LDK-së”, ka thënë Mustafa.

Mustafa, është pyetur edhe për kandidatët për kryetar të komunave që janë zyrtarizuar në mbrëmjen e djeshme nga kjo parti, por nuk ka dhënë përgjigje.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas mbledhjes së Kryesisë, ka deklaruar se Agim Veliu nuk është shkarkuar nga pozita e kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë , por se është vetëm kalim i kompetencave.

Sipas tij, kryetari i deritanishëm i degës në Podujevë, Agim Veliu nuk ka shprehur interesim për të rikandiduar.

“Me vendim të kryesisë, kandidati për kryetar të Podujevës nga LDK është Ekrem Hyseni. Kryesia e LDK-së i ka kaluar të gjitha kompetencat e degës dhe shtabit zgjedhor dhe të garës në Podujevë. Vendime të njëjta do të jenë pothuajse në secilën komunë. Kjo me qëllim të reformimit edhe të degëve. Kompetencat i kanë kaluar kandidatit për kryetar të komunës së Podujevës, nuk ka të bëjë me individ”, ka deklaruar Abdixhiku.

Agim Veliu, vendimin e LDK-së e ka quajtur ilegal, duke thënë se marrëveshja është bërë pa pëlqimin e tij.

“Është ba një marrëveshje pa pëlqim. Kemi qenë duke diskutuar me e ba një marrëveshje të madhe e mi tejkalu të gjithat. Ata sot paskan marrë vendim ilegal, ilegjitim për mua. Është në kundërshtim me statutin e LDK-së. Nuk ka të drejtë askush pa proces me e ndryshu kryetari, me zgjedhë, shkarku ose me e ngarku. Për këtë punë është Kuvendi”, ka thënë Veliu.

Ai është shpehur se në asnjë rrethanë nuk do të pajtohet me një vendim të tillë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat