“Sot u shkri akulli mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit”

Aktuale

“Sot u shkri akulli mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit”

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 23:51
Albin Kurti dhe Edi Rama

Gazetari shqiptar, Ergys Gjençaj, ka treguar më shumë detaje për Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë të cilin e ka përcjellë nga afër gjatë ditës.

Ai tha se nga ajo që ka parë sot ka vërejtur se ‘akulli’ mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti sot ka nisur të shkrihet.

“Është e vështirë të flasim se çka ka ndodhur brenda takimit, sepse ishte takim me dyer të mbyllura dhe informacionet kanë qenë vështirë të kalohen përtej atyre dyerve. Sa i përket raportit mes Edi Ramës [kryeministrit të Shqipërisë] dhe Albin Kurtit [kryeministrit të Kosovës] mund të themi se ka pasë shkrirje të akullit që mes tyre ka ekzistuar këtyre viteve të fundit”.

“Në momentin që Albin Kurti mbërriti në Pallatin e Brigadave, kryeministri Edi Rama e priti me dashamirësi vëllazërore dhe me të njëjtën monedhë, të paktën nga ajo që ne pamë nga larg, iu përgjigj edhe Albin Kurti. Po ashtu me një dashamirësi pozitive ishin edhe pas përfundimit të samitit në momentin kur Edi Rama e përcolli Albin Kurtin ku edhe kanë shkëmbyer një bisedë të shkurtër në oborrin e Pallatit të Brigadave. Pashë një shkrirje të akujve mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat