Çka thotë Kurti për marrëveshjen e diplomave me Serbinë?

Aktuale

Çka thotë Kurti për marrëveshjen e diplomave me Serbinë?

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 00:22
Albin Kurti

Një raport rreth zbatueshmërisë së marrëveshjeve të dala nga dialogu mes Kosovës e Serbisë, i është dorëzuar sot në emër të kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Ky raport, ngrit dilema të qeverisë rreth çështjes së njohjes së diplomave universitare të Kosovës nga pala serbe.

Sipas tyre, procesi i certifikimit të diplomave kurrë nuk është zbatuar nga Serbia. Kjo po konsiderohet problematike në veçanti për qytetarët e Luginës së Preshevës, meqë vijojnë studimet në Kosovë.

Madje thuhet se shqetësuese mbetet edhe mos-përfshirja e diplomave të doktoratës, ndonëse marrëveshja nuk i përjashton ato.

Gjithashtu potencohet edhe fakti që Universiteti i Mitrovicës së Veriut, vazhdon të veprojë brenda sistemit arsimor serb, duke mos pranuar sistemin e Arsimit të Republikës së Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat